TEKSTESHQIP
Biografia
Inva Mula është një këngëtare soprano shqiptare. Ajo vjen nga një familje artistësh. I ati saj, Avni Mula, është një nga kompozitorët dhe këngëtarët më të talentuar në Shqipëri. Në vitin 1987 fitoi konkursin "Këngëtarja Shqiptare", më 1988 konkursin "George Enescu" në Bukuresht. Pas katër vjetësh në 1992 fiton konkursin "Butterfly" në Barcelona. Në 1993 merr një çmim në Operalia-n e parë të Placido Domingos në Paris. Ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastille-s në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo. Në vitin 1996 mori pjesë në operën Medee të Luigi Cherubini-t në Francë. Në 1998 rikthehet në operën e George Bizet "La Jolie fill de Perth". Në filmin "Elementi i peste" në 1997 i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën "The Diva Dance". Më vonë ajo luajti në "Ivan IV" të Bizet-it në Paris. Në vitin 2001 ishte e zënë në Itali ku luajti në teatrin "La Scala" pjesën e Verdit "Falstaff" dhe Riggoleto-n në Arenën e Veronës. Ka marrë pjesë rregullisht në "La Scara" ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohème, Manon (2006). Luajti gjithashtu disa herë dhe La traviata-n në qytete të rëndësishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. Në 2007, ajo do të luaj Norine-n e parë në L'elisir d'amore në Toulouse të Francës