Irena Dedvukaj Në “Planetin E Dashurisë“, Por Single
25-7-2014
Ajo e ka quajtur këngën e saj më të re ‘Planeti i Dashurisë’, këngë kjo e cila është në bashkëpunim me Ardian Qikaj dhe Ges, dhe sic na tregon artistja është e kënaqur se si fansat e kanë pritur shumë mirë dhe është pak më ndryshe se krijimet e tjera. E kemi fjalën për këngëtaren simpatike dhe me një stil dhe zë të vecantë Irena Dedvukaj, e cila për ne tregon se ka qenë ideja e saj dhe e regjisorit për një këngë të tillë me ritme dhe pamje verore, por nuk do të jetë vetëm kjo këngë, ajo ka në dorë këngë të tjerë të cilat do të vijnë shpejt një e nga një deri në dimër. Por ne na tingëllon mbiemri i saj shumë i njohur në botën e artit e ajo na shuan kureshtjen tonë kështu : ‘Po është e vërtetë sic e shikoni dhe keni dëgjuar ne jemi një brez të lindur dhe me trashëgime nga muzika, e kështu jemi edhe një fis i madh falë Zotit, dhe falë talentin dhe pasionit për muzikën jemi shumë këngëtarë. Irena tregohet shumë modeste kur ne duam të dimë se përvec hitit të saj cila është ndonjë këngë tjetër e momentit shqiptare që po e dëgjon, dhe duke mos na dhënë emra pasi ajo është e vëmendshme dhe i dëgjon të gjithë këngëtarët dhe ndjehet edhe vetë ajo krenare që ka shumë të mirë në tregun muzikor shqiptar. Por vajza shkodrane e rritur në Koplik e më pas në Londër e tash ka 6 vjet që jeton në Milano, kur ne e pyesim nëse këndon nëpër dasma ajo thotë se megjithëse adhuron muzikën Dance-House, këndon nëpër dasma pasi atmosferave e tyre të ringjall. Po ku këndon më shumë gjatë këtij sezoni Irena, apo ku është më shumë e ftuar? Ajo rrëfen kështu: ‘ Jam më shumë në koncerte apo mbrëmje muzikore në zonat shqiptare, sidomos në Shqipëri, por më kërkojnë edhe në Kosovë, e oferta kam shumë edhe në evropë, por këtë verë më shumë ia kam rezervuar Shqipërisë, pasi ka kohë për evropë në vjeshtë dhe në dimër’. Por një bukuroshe si ajo a është single, dhe a do ti pëlqente që partneri i saj të ishte këngëtar, një pyetje që ndoshta do ta shuante shumë kureshtjen e meshkujve ja se cfarë përgjigje marrim nga vetë këngëtarja: ‘Po jam ‘single’ prej disa kohësh, megjithëe nuk e besojnë shumë por jam në lëvizje gjithmonë dhe pa një qëndrim stabël. E pse jo të kem partnerin këngëtar do të ishte më mirë, por kohës do t’ia lë, pasi një herë mendoj vec për karrierë e përkushtuar plotësisht në muzikë’. Nuk ka të ndalur dhe flet me shumë pasion këngëtarja a e hitit ‘Planeti i Dashurisë’ për muzikën, ajo ka kënduar që shumë kohë më parë por e pranishme në skenë dhe me videoklipe ka 3 vite, ndërsa deri tani në treg ka 5 këngë dhe është në përfundim të këngës së 6-të, ndërsa këto ditë përvec angazhimeve në muzikë është duke shijuar edhe bregdetin e bukur të vendlindjes.
Irena Dedvukaj
Planeti I Dashurise
[Teksti dhe Klipi]
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0