Më mbaj mend (për 1 muaj)

Irini Pahumi - Njëshi Dhe Zero Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  57

Unë jam njëshi numri i parë
fjalën time ta dëgjoni
se nga unë nis punë e mbarë
këtë kurrë mos e harroni

Se pa mua s'ka milion
nuk ka njish e nuk ka dhjetë
numërimi nuk fillon
në gjithë numrat unë jam mbret

Pra dëgjoni fjalën time
gjithë ku jeni e ku s'jeni
dhe mos bëni diskutime
se pa mua zero jeni

Pra dëgjoni fjalën time
gjithë ku jeni e ku s'jeni
dhe mos bëni diskutime
se pa mua zero jeni

Zeroja kur e dëgjoj
i tha njëshit qetë e qetë
nëse unë s'të shoqëroj
ti nuk bëhesh dot as dhjetë

s'bëhesh qindshe as milion
s'bëhesh dot as dysh as tetë
vetëm ti a e kupton
veç për vete ti je mbret

Numri i parë je padyshim
por ta dish o mor i mjerë
se pa numrat në vazhdim
vetëm njëshin ke si vlerë

Numri i parë je padyshim
por ta dish o mor i mjerë
se pa numrat në vazhdim
vetëm njëshin ke si vlerë




Irini Pahumi
Publikimi: 15/06/2021
Muzika: Agim Rrëza
Teksti: Jorgo Papingji


Irini Pahumi - Njëshi Dhe Zero
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Njëshi Dhe Zero".
3. Video është e këngës "Njëshi Dhe Zero", por nuk këndohet nga Irini Pahumi.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Irini Pahumi:


Komente 0