Irini Pahumi
Njëshi Dhe Zero
Njëshi Dhe Zero
Muzika e këngës ka punuar si kompozitor Agim Rrëza, ndërsa autor i tekstit rezulton të jetë Jorgo Papingji.
Teksti :: Song Lyrics
Unë jam njëshi numri i parë
fjalën time ta dëgjoni
se nga unë nis punë e mbarë
këtë kurrë mos e harroni
Se pa mua s'ka milion
nuk ka njish e nuk ka dhjetë
numërimi nuk fillon
në gjithë numrat unë jam mbret
Pra dëgjoni fjalën time
gjithë ku jeni e ku s'jeni
dhe mos bëni diskutime
se pa mua zero jeni
Pra dëgjoni fjalën time
gjithë ku jeni e ku s'jeni
dhe mos bëni diskutime
se pa mua zero jeni
Zeroja kur e dëgjoj
i tha njëshit qetë e qetë
nëse unë s'të shoqëroj
ti nuk bëhesh dot as dhjetë
s'bëhesh qindshe as milion
s'bëhesh dot as dysh as tetë
vetëm ti a e kupton
veç për vete ti je mbret
Numri i parë je padyshim
por ta dish o mor i mjerë
se pa numrat në vazhdim
vetëm njëshin ke si vlerë
Numri i parë je padyshim
por ta dish o mor i mjerë
se pa numrat në vazhdim
vetëm njëshin ke si vlerë
fjalën time ta dëgjoni
se nga unë nis punë e mbarë
këtë kurrë mos e harroni
Se pa mua s'ka milion
nuk ka njish e nuk ka dhjetë
numërimi nuk fillon
në gjithë numrat unë jam mbret
Pra dëgjoni fjalën time
gjithë ku jeni e ku s'jeni
dhe mos bëni diskutime
se pa mua zero jeni
Pra dëgjoni fjalën time
gjithë ku jeni e ku s'jeni
dhe mos bëni diskutime
se pa mua zero jeni
Zeroja kur e dëgjoj
i tha njëshit qetë e qetë
nëse unë s'të shoqëroj
ti nuk bëhesh dot as dhjetë
s'bëhesh qindshe as milion
s'bëhesh dot as dysh as tetë
vetëm ti a e kupton
veç për vete ti je mbret
Numri i parë je padyshim
por ta dish o mor i mjerë
se pa numrat në vazhdim
vetëm njëshin ke si vlerë
Numri i parë je padyshim
por ta dish o mor i mjerë
se pa numrat në vazhdim
vetëm njëshin ke si vlerë
- Publikimi: 15/06/2021
- Ora: 23:27
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
Komente 1