>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo është një nga emrat e shquar të këngës popullore e veçanërisht asaj polifonike, një ndër këngëtaret më të suksesshme në teksteshqip.com, me një karrierë të gjatë prej më shumë se tre dekadash, nga zërat e artë të AKVP, një artiste dhe veprimtare e shquar. Kënga polifonike “Këngët e atdheut tim, janë ilaç janë shërim” të Lefter Çipës, mbetet një nga këngët e saj më të dashura, një himn, të cilin e këndon herë pas here e që zbukuron gjerdanin e artë të perlave që kjo artiste e shquar ka kënduar në vite në shumë skena të vendit e në botë. Për Irinin kjo këngë gjithmonë qëndron e freskët dhe gjithë jetën, sa të jetë shqiptarizmi, sepse është një këngë shumë e freskët dhe kurrë s’ka për të dalë në plan të dytë. Në planet e saj të ardhme mbeten viodioklipe e albume, pa llogaritur koncerte e pjesëmarrje në shumë veprimtari brenda e jashtë vendit.

Talenti është i lindur. Ajo ka mbaruar shkollën e mesme në Liceun Artistik dhe më pas vazhdoi shkollën e lartë në Akademinë e Arteve. Është një muzikante shumë e formuar, por veç kësaj është edhe pasioni i saj i brendshëm që e larton në këtë rrugë të bukur. Kjo e lumturon, pasi me këngë ajo ka shëtitur gjithë botën. Vetëm në Francë ka shkuar 25 herë. Aty janë mahnitur me këngët polifonike. Po për herë të parë kur ka shkuar jashtë? Në vitin 1979. Shkuan në Turqi. Ishte Festivali i Izmirit. Shkuan me Ansamblin e këngëve dhe Valleve. Ishte një ditë që se harron. Kur pa dritat natën i dukej se ishte në një ëndërr. Pastaj tregjet plot. Bënte krahasimet. Eh!. Kur dolën në skenë turqit filluan të thërrisnin “Arnaut”. Këngët tona, vallet tona, kostumet tona ishin befasi për ata. Në gjithë koncertet jashtë atdheut ajo veçon..?! Atë të vitit 1981 në Francë dhe pikërisht në Dizhon. Ishte një Festival i jashtëzakonshëm. Edhe sot e kujton me mall. Ishte hera e parë që shkonte në Francë. Franca ishte magjike. Jashtë çdo parashikimi. Zot, s’i besohej…! Kur dhanë shfaqjen në Dizhon s’kishte spektator që s’qe ngritur në këmbë. Duartrokitje frenetike. Këngët polifonike ishin për ta si ëmbëlsira në fund të dasmës. Gazetat shkruanin me superlativa. Të nesërmen ju bënë një ftesë speciale në Shans-Elize. Salla ishte mbushur plot. S’kishte vend as në këmbë. Sa donin të fillonim shfaqjen kur vjen policia dhe thotë largohuni se kanë vendosur bombë në sallë. Ishin momente shumë të tensionuara. Por Ansambli vendosi. Do ta japim shfaqjen me çdo çmim. Askush se besonte. Por ata u ngjitën në skenë. Suksesi ishte i jashtëzakonshëm. Njerëzit e përmbysën sallën nga duartrokitjet.

Edhe një moment tjetër po në Francë. Pikërisht në vitin 1997. Ishte korrik. Ishte periudha e trazirave. I pritën me shumë rezerva. Mund të thuhet se i shihnin me përçmim. Kishim fituar një nam të keq. Por kur filloi shfaqja çdo gjë ndryshoi. Nga kënga në këngë, nga vallja në valle, spektatorët po ndryshonte. Në fund u ngritën të gjithë në këmbë dhe thërrisnin “Albania”, “ Albania ”. Atë ditë ishte dhe me temperaturë.

Atë e sheh gjithmonë të qeshur. Në këtë ndriçim njerëzor gjithkush pyet veten: Këtë buzëqeshje Irinit ja jep kënga, apo Irini ja jep këngës?! Në bisedë është tejet e çiltër dhe duket sikur bisedon me një të njohur prej kohësh. Asnjëherë nuk përsërit veten dhe në çdo skenë jep një Irini e ndryshme nga një dalje më parë. Zëri i saj është po ai i rinisë, me timbër, i pastër, korrekt. Nuk abuzon me asgjë, pasi zërin e ka stolinë që zoti ja ka falur pa hezitim. Kur flet të shikon në sy sikur do të të blejë mendimet. Edhe pyetjen më provokuese e kalon me të qeshur duke tundur paksa kokën. Ajo dhe pse s’ka lidhje me Labërinë pasi është nga minoriteti grek i Sarandës (Finiqi) është identifikuar si këngëtare tipike e këngës së polifonisë labe. Në çdo aktivitet, ajo këndon plot vullnet dhe dëshirë për të ecur vetëm përpara. Thuajse i ka shëtitur të gjitha shtete europiane, ku zëri i saj i veçantë, por sidomos kënga e bukur labe e ka bërë të marrë miliona duartrokitje që nga Izmiri dhe deri në Paris. Kudo kujtime, emocione që ajo mundohet t’i shprehë natyrshëm, por që t’i hedhësh të gjitha në letër do të duhen shumë kohë. Megjithatë, Irini thotë se, kam ende shumë për të bërë. Aktualisht ajo ka përgatitur dy albume me këngë polifonike si dhe këndoi pas 25 vjetësh në koncertin recital të kompozitorit të talentuar Enver Shëngjergji, këngën e saj të dashur “Çfarë po bën moj Marigo”. Nga jeta e saj artistike jashtë atdheut ajo ndan dy momente kyçe, herën e parë kur doli jashtë atdheut në Turqi dhe Festivalin e Dizhonit në Francë, ku Ansambli i Këngëve dhe Valleve shkëlqeu në mënyrë të befasishme.

Irini Qirjako është një grua e madhe shqiptare, qytetare Nderi e Sarandës, që i kapërcen kufijtë e Mjeshtrit të Madh, pasi ajo gjatë gjithë karierës brilante si këngëtare popullore, ka bërë atë, që nuk është dëgjuar ta bëjë dikusht tjetër. Ajo pohon se është minotitare, nga Finiqi I Sarandës, por kurë nuk e përmdni këtë fakt, madje kur e kërkuan në Greqi, që të sjkëputej nga Shqipëria dhe të këndonte këngë greke dhe paga e saj do të ishte dhjetëfish më emadhe, ajo u përgjigj: Jo.Misioni im është të përhap nëpër skenat e botës, këngën popullore të Kombit tim. Kjo këngëtare e famshme, zëri I sëcilës gurgullon si një gurrë uji krtistal, është aq e thjeshtë, e dashur, sa nuk “përton” të përqafojë të gjithë ata njëreëz që e thërresin rrugës duke I thënë:Irini Qirjako, je e madhe, zëri yt na qetëson shpirtin.

Një ndër bashkëpunimet e saj më të suksesshme është ai që ka pasur me Ervin Bushatin. Ajo shprehet se është ndjerë shumë mirë në atë bahkëpunim. Tek kënga “Lidhe qenin moj qëne”, ka qenë një bashëkëpunim shumë i mirë. “Unë me ritmet e këngës popullore ndërsa Ervini me ritmet e tij pak më moderne, pjesëmarrja e dy aktorëve të humorit Rita Lati dhe Behar Mera dhe sigurisht edhe dora e Edmod Zhulalit që arriti të bëjë një kombinim mjaft të mirë”, -thotë ajo. Sipas saj Zhulali është një kompozitor me mprehtësi, intuitë dhe inteligjencë muzikore. Ajo shprehet se nuk ka pasur kritika për këtë sepse artisët si ajo që kanë punuar kanë shumë eksperiencë dhe punë dhe ndjejnë përgjegjësi kur paraqesin një këngë në treg dhe ajo doli me sukses duke e pëlqyer jugu i Shqipërisë dhe kjo e ka gëzuar jashtëzakonisht shumë. Ajo ka bashkëpunuar edhe me kompozitorin Aleksandër Peçi, në kohën e tragjedisë së Otrantos, me një këngë që ka një vokal të jashtëzakonshëm si edhe një operë ku Irini këndonte oi-të dhe për këtë ishte mendja e Sandrit dhe puna e saj që bëri të dilte mirë. “Ideja për të futur në atë videoklip edhe dy aktorët e mirënjohur të humorit shqiptar, Behar Mera dhe Rita Lati ka qenë e Edmond Zhulalit që është një kompozitor mjaft i mirë si edhe me mjaft inteligjencë muzikore gjë që ka bërë të ketë mjaft sukses në punën e tij. Sigurisht edhe unë kam dhënë mendimet e mia ku isha dakord e ku më pëlqente dhe me atë kam bashkëpunuar për nxjerrjen edhe të tre albumeve të mia të para. Ka një eksperiencë të gjatë pune të frytshme me kompozotorin Zhulali. Bashkë ata kanë festuar mjaft kurorëzime të suksesshme që kanë qenë për të dy, pikë më shumë në civitë e tyre, urime të përzemërta të kolegëve dhe miqve. Por përveç Zhulalit, ajo ka bashkëpunuar edhe me Aleksandër Peçin që është një tjetër kompozitor me të cilin ka punuar shumë dhe ka pasur sukses. Me të ajo ka punuar edhe me muzikën e filmave “Avni Rustemi” dhe “Dasma e Sakos”sepse vokali im qëndronte në kohën e duhur dhe me një harmoni të madhe. Ajo thotë se institucionet duhet të krijojnë festivale të tilla siç është përshembull nisma që ka marrë Zhani Ciko, nismë kjo që duhet përshëdetur nga të gjithë. Organizimi i festivalit “Mimozat e Tiranës” ku marrin pjesë këngëtarë të ndryshëm arrin të risjellë vlerat e mirëfillta të muzikës popullore. Këto vlera transmetohen duke përcjellë nga njëri brez në tjetrin traditën popullore që është në të mirë të shoqërisë. Zhani Ciko është një njeri me kapacitet që ka arritur nëpërmjet “Mimozave të Tiranës”, të ripromovojë për një brez dhe të prezantojë para brezit të ri këngët e bukura popullore në mënyrë që këto vlera të traditës sonë të vyer të transmetohen dhe të mbeten në arkiva.

Në vitin 2003, Irini Qirjako publikon albumin "Dy Shelege Ne Nje Portë".

Në vitin 2005, Irini Qirjako publikon albumin "Sorke Moj".

Në vitin 2007, Irini Qirjako publikon albumin "Me Kerkon Porte Me Porte".

Në vitin 2012, Irini Qirjako publikon albumin "Tundu Bejke".

Më datë 20 Korrik 2013, Irini Qirjako & Enkelejda Arifi publikojnë videoklipin "Nusja Jone Cameri".

Në Nëntor 2013, Irini Qirjako merr pjesë në Musical-Fest 2013 me këngën "C'me Zune Hallet Moj E Mjera".

Më datë 2 Qershor 2014, Hysni Lala publikojnë videoklipin "Të Humbur Dërgoni Lajme", në bashkëpunim me Vera Laci, Irini Qirjako & Dionis Delia.

Më datë 9 Korrik 2015, Irini Qirjako publikon videoklipin "Dhenderr Te Ben Motra", në bashkëpunim me Selim Paja.

Më datë 18 Gusht 2015, Irini Qirjako publikon videoklipin "Qe Diten Qe Vdiqe Moj Elegji".

Më datë 18 Gusht 2015, Irini Qirjako publikon videoklipin "Kenget E Atdheut Tim".

Më datë 6 Korrik 2017, Irini Qirjako publikon videoklipin "Nuse Moj Sorkadhe".

Më datë 19 Tetor 2018, Irini Qirjako & Silva Gunbardhi publikojnë videoklipin "Kolazh Dasme". Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali.

Më datë 10 Qershor 2022, Irini Qirjako publikon videoklipin "Kolazh Dasme 2022", në bashkëpunim me Silva Gunbardhin. Kënga u orkestrua nga Edmond Zhulali. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.