TEKSTESHQIP
Irini Qirjako - Kenga Jone, Kenge Djepi
Irini Qirjako
Kenga Jone, Kenge Djepi

Teksti :: Song Lyrics
Kënga jonë, këngë djepi,
flakërin si shpata,
Sa shumë jeta e deshi,
të ëmblën si balta.
Me këngë i kemi përcjellë,
dhembje, halle, derte,
Nëpër gjak i kemi mbjellë,
i kemi për vehte.
Janë këngët që tregojnë
mallin e zhuritur,
Se nga populli burojnë,
Me to jemi rritur.
Fjalë nderi e historie,
në to janë gdhënd,
Lule gërxhi Shqipërie,
mbushur çdo këngë.
Lule gërxhesh mbi shkëmbenj,
tërë dheun kanë marrë,
Shqipëri e shtrenjta mëmë,
këngët det dhe valë.
Sa e fortë e sa e gjerë,
Kënga shqipëtare,
kështu e ka mbrujtur zemra
këngën atdhetare.
REFRENI:
=======
Do t’ja marr, siç merret kënga,
kënga shqipëtare,
siç më ka mësuar Mëma,
Kthejani o male!
Këngët e Atdheut tim,
janë ilaç, janë shërim.
Komente 0