
Irma Kurti
Letra Të Djegura
Letra Të Djegura
Këngën e kompozoi Nonda Kajno, ndërsa teksti u përgatit nga vetë artistja. Nuk mund të anashkalohej asnjë detaj, ndaj produkti muzikor i radhës është bërë i disponueshëm tek audienca e gjerë i përpunuar mjaft këndshëm me një videoklip, i cili është transmetuar me datë 4 Janar 2025 dhe duke filluar qysh nga dita e parë iu kushtua tejet mase vemendje.
Teksti :: Song Lyrics
Ti i dogje letrat tona
brenda mbanin dashurinë
shkronjat një nga një u tretën
dhe u bënë shkrumb e hi.
U venit buzëqeshja jote
në foton ku ishim bashkë
dhe vështrimi yt i ëmbël, i ngrohtë
që më thoshte mijëra fjalë.
REFRENI:
Ndjenja mbeti prapë diku në shpirtin tënd,
grindjet dhe pasioni në netët pagjumë,
hiri i fikur në oxhak digjte tani
më shumë.
Eja ti në jetën time si dikur,
zgjomë nga ky gjumë i thellë letargjik
puthjen tënde si thesar e ruaj ende
në buzë.
II.
U mbështete tek dritarja.
U pendove vallë apo jo?
Jashtë përgjonin yjet në errësirë
Gjethet binin porsi lot.
S’mund të digjet një histori
të fshihet nga kujtesa një emër,
me shkujdesjen e fëmijës çapkën
të luash ti kështu me zemrën.
brenda mbanin dashurinë
shkronjat një nga një u tretën
dhe u bënë shkrumb e hi.
U venit buzëqeshja jote
në foton ku ishim bashkë
dhe vështrimi yt i ëmbël, i ngrohtë
që më thoshte mijëra fjalë.
REFRENI:
Ndjenja mbeti prapë diku në shpirtin tënd,
grindjet dhe pasioni në netët pagjumë,
hiri i fikur në oxhak digjte tani
më shumë.
Eja ti në jetën time si dikur,
zgjomë nga ky gjumë i thellë letargjik
puthjen tënde si thesar e ruaj ende
në buzë.
II.
U mbështete tek dritarja.
U pendove vallë apo jo?
Jashtë përgjonin yjet në errësirë
Gjethet binin porsi lot.
S’mund të digjet një histori
të fshihet nga kujtesa një emër,
me shkujdesjen e fëmijës çapkën
të luash ti kështu me zemrën.
- Publikimi: 04/01/2025
- Ora: 10:37
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Teksti:
- Muzika:
- Rec:
Studio Artisti (Rovereto, Itali)
- Post Producer:
Studio Fokus Art
Arben Hyska
Komente 0