
Irma Kurti
Jeton E Lodhur Me Dikë Tjetër
Jeton E Lodhur Me Dikë Tjetër
Për këngën ka punuar kompozitori Bruko Broadcast Radio, ndërsa autore e tekstit është vetë artistja. "Kjo këngë origjinale" flet për dashurinë, mallin dhe tensionin . Një baladë emocionale për rikthime, pendime dhe ndjenja që nuk harrohen. Përshtatur nga vargjet e Irma Kurtit: "I dyzuar"
TEKSTI :: SONG LYRICS
Mijëra kilometra sot na ndajnë,
ti me pushime ke shkuar larg.
Hera-herës dhe nervozohesh,
patjetër për mua ndjen mall.
Jeton e lodhur me dikë tjetër,
koha dobësitë s'ti fsheh më.
Mbete e dyzuar.
Në shpirtin tim,
e dëshpëruar kërkon strehë.
E lagur nga shtrëngata grindjesh,
kokëulur vjen e troket tek unë.
Boll me dy strehë o e pastrehë,
s'të pranoj, mos bjer në gjunjë!
Më lodhën largimet, rikthimet,
ankimet e tua që s'kanë fund.
Harrova se kam një jetë timen,
s'dua ta trishtoj me lotët e tu!
Harrova se kam një jetë timen,
s'dua ta trishtoj me lotët e tu!
ti me pushime ke shkuar larg.
Hera-herës dhe nervozohesh,
patjetër për mua ndjen mall.
Jeton e lodhur me dikë tjetër,
koha dobësitë s'ti fsheh më.
Mbete e dyzuar.
Në shpirtin tim,
e dëshpëruar kërkon strehë.
E lagur nga shtrëngata grindjesh,
kokëulur vjen e troket tek unë.
Boll me dy strehë o e pastrehë,
s'të pranoj, mos bjer në gjunjë!
Më lodhën largimet, rikthimet,
ankimet e tua që s'kanë fund.
Harrova se kam një jetë timen,
s'dua ta trishtoj me lotët e tu!
Harrova se kam një jetë timen,
s'dua ta trishtoj me lotët e tu!
- Publikimi: 22/03/2026
- Ora: 04:38
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Artist kryesor:
- Teksti:
- Muzika:
Bruko Broadcast Radio
Komente 0