
Irma Kurti
Larg Syve Të Mi
Larg Syve Të Mi
Kënga mbështetet në tekstin e shkruar nga vetë këngëtarja, ndërsa orkestrimi është përshtatur nga Aleksandër Kolshi. U mendua edhe për teleshikuesit, ndaj ky produkt i ri ka ardhur para një audience më të gjerë i realizuar me shije edhe me pamje filmike, i cili u bë publik online me datë 27 Mars 2026 dhe direkt pas publikimit u pa me interes. Poezia është shkëputur nga libri "Bëj sikur fle", Tiranë, 2005
TEKSTI :: SONG LYRICS
Ti je tretur, mpakur larg syve të mi,
rrudhat kanë zënë vend aty -këtu,
unë e dëshpëruar kërkoj njeriun
që më bëri të marrosem dikur.
Kërkoj dy buzët që më dhuruan
puthjen më të bukur në botë,
trupin që ndjesi të tjera më fali,
por ç'e do, u lodhkam kot.
Pak kaltërsi ka mbetur tek sytë,
je kërrusur, lodhur, nuk di se si,
unë trishtohem, pa zë grindem,
vuaj, vuaj...më vjen keq për ty!
Jepma dorën, të falem, ta puth,
të ulem në gjunjë me përgjërim
më dhe dashurinë më të madhe
e tillë do mbetet deri në amshim.
II.
Rri e heshtur, nuk shqiptoj dot një fjalë,
jemi kaq të brishtë ndaj kohës që shkon,
nuk e njohim veten në pasqyrë,
por shpirti ynë mbetet njëlloj.
Ti nuk ke faj nëse koha la gjurmë
mbi trupin, fytyrën, flokët e tu
dhe mua për një çast seç më harroi
rininë e rreme jetoj kështu.
rrudhat kanë zënë vend aty -këtu,
unë e dëshpëruar kërkoj njeriun
që më bëri të marrosem dikur.
Kërkoj dy buzët që më dhuruan
puthjen më të bukur në botë,
trupin që ndjesi të tjera më fali,
por ç'e do, u lodhkam kot.
Pak kaltërsi ka mbetur tek sytë,
je kërrusur, lodhur, nuk di se si,
unë trishtohem, pa zë grindem,
vuaj, vuaj...më vjen keq për ty!
Jepma dorën, të falem, ta puth,
të ulem në gjunjë me përgjërim
më dhe dashurinë më të madhe
e tillë do mbetet deri në amshim.
II.
Rri e heshtur, nuk shqiptoj dot një fjalë,
jemi kaq të brishtë ndaj kohës që shkon,
nuk e njohim veten në pasqyrë,
por shpirti ynë mbetet njëlloj.
Ti nuk ke faj nëse koha la gjurmë
mbi trupin, fytyrën, flokët e tu
dhe mua për një çast seç më harroi
rininë e rreme jetoj kështu.
- Publikimi: 27/03/2026
- Ora: 18:19
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Artist kryesor:
- Teksti:
- Orkestrimi:
Aleksandër Kolshi - Rec:
Studio Artisti Rovereto - Post Producer:
Studio Fokus Art
Arben Hyska
Komente 0