Irva është diplomuar ne Fakultetin Ekonomik dhe ka zgjedhur të vazhdojë karrieren e saj në fushën e muzikës ashtu si motra e saj Rovena Stefa. Pas një suksesi të performancave ku Irva ka kënduar në clubet me në zë të Tiranës për sa i përket muzikës së lehtë, ajo thotë se këndimi ‘live’ të jep shumë emocion dhe e përcjell muzikën me gjithë forcën e saj dhe se kjo është një nga pasionet e saj me të mëdha. Ajo thotë se ështeë e rëndësishme që të realizosh atë që do dhe ta lidhesh jetën tënde rreth asaj. Kjo nuk është një rruge me lule por plot me vështirësi të cilat ajo ka vendosur ti kapërcejë. Rezultatet do ti shohim së shpejti.