>
BIOSHQIP
Biografia
Irva është diplomuar ne Fakultetin Ekonomik dhe ka zgjedhur të vazhdojë karrieren e saj në fushën e muzikës ashtu si motra e saj Rovena Stefa. Pas një suksesi të performancave ku Irva ka kënduar në clubet me në zë të Tiranës për sa i përket muzikës së lehtë, ajo thotë se këndimi ‘live’ të jep shumë emocion dhe e përcjell muzikën me gjithë forcën e saj dhe se kjo është një nga pasionet e saj me të mëdha. Ajo thotë se ështeë e rëndësishme që të realizosh atë që do dhe ta lidhesh jetën tënde rreth asaj. Kjo nuk është një rruge me lule por plot me vështirësi të cilat ajo ka vendosur ti kapërcejë. Rezultatet do ti shohim së shpejti.

Në Maj 2010, Rovena Stefa merr pjesë në Top Fest 7 me këngën "E Gjej", në bashkëpunim me Irva Stefa.

Më datë 12 Tetor 2011, Irva Stefa publikon videoklipin "Rock This Party". Me këtë këngë, Irva Stefa merr pjesë në Çelësi Muzikor 5 në vitin 2011.

Në Tetor 2011, Irva Stefa merr pjesë në Zhurma Show 2011 me këngën "Tregomë".

Në Qershor 2011, Irva Stefa merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 me këngën "Tregomë".

Vera 2013 ka qenë një sezon i mbushur me angazhime për këngëtaren e re, ku më së shumti ka performuar live në diskotekat verore në bregdet si dhe gjatë së cilës ajo ka realizuar edhe 2 sete fotografike ashtu sic thote ajo, nën diellin e nxehtë të Shqipërisë.