TEKSTESHQIP
Ismet Shabani - Xhelozia Punë E Zezë
Ismet Shabani
Xhelozia Punë E Zezë

Kënga vjen me vargje nga Kreshnik Avdiu, ndërsa orkestrimi vjen si punim nga Bajrush Berisha.

Teksti :: Song Lyrics

I
Ah çfar kohe paska ardh
E imani ku na mbeti
Faqja e zezë mbi faqe t'bardh
Xhelozojnë vllaznit nër veti

Vllau vllaut nuk i flet
Veç pse i ecë puna mirë
Drekë e darkë nuk e thrret
As iftar e as syfyr

Pse nuk gzohesh more vlla
Vllaun tan' kur mirë e sheh
Ndoshta për ty ban dua
E ti bahesh që s'e njeh

Ndoshta çohet nat' për natë
Për ty lutet, ti s'e din
A e din more i ngratë
Që melaqet bajn amin

Xhelozia punë e zezë
Kur vjen puna vlla me vlla
Kur e gjallë një zemër vdes
Xhelozi për vllaun ka
Xhelozia punë e zezë
Mes vllaznive sot ka mbrri
Muslimanë bani kujdes
N'zemra tona t'ketë dashni

II
Me i shku vllaut puna mbar'
Ti nuk ban me xhelozu
Xhelozia është për qyqar
Ran' o vlla je tu gabu

Se shejtani ty t'ka prek
Hapi sytë që i ke në ballë
Kujt i gjallë zemra i ka vdekë
Nuk i lyp vllaut hallall

Gzohu sot për vllaun tan
Lute Zotin tuj lotu
I ke than vetit musliman
Mos lejo prap me gabu

Nëse n'gropë njëherë ke ra
S'ban me ra herën e dytë
Çele zemrën n'këtë dynja
Para se të t'mbyllen sytë

REF:

Xhelozia punë e zezë
Kur vjen puna vlla me vlla
Kur e gjallë një zemër vdes
Xhelozi për vllaun ka
Xhelozia punë e zezë
Mes vllaznive sot ka mbrri
Muslimanë bani kujdes
N'zemra tona t'ketë dashni
Komente 0