TEKSTESHQIP
Jeton Fetiu & Kastriot Seferi - Djemt E Shqipes
Jeton Fetiu & Kastriot Seferi
Djemt E Shqipes

Teksti :: Song Lyrics
Djemtë e shqipes ju a po m'digjoni
ju thrret nana me gjysem zani
Lot e nanes o mos t'ja shtojmë e
për pajtim durtë t'i shtërngojmë ee
Katolik edhe musliman e
ohooo jemi vllazen o e kem ni nanë ee.

Jo gjakmarrje o mosni vllazen
njani tjetrit t'i shkojmë në darsem
T'a pushtoj buzqeshja lotin
se na kshtu oh jemi me Zotin
Hapni zemrat burrat e dheut e
ohooo ja majmë fjalen o te Skënderbeut ee.

Porosi e Kastriotit
se na zot kshtu i dalim kombit
Sikur qanë fmija per nanen
qanë Prishtina oo per Tiranen
Qon mesazh edhe Qameria
ohooo unitet sot le t'ket Shqipnia.

Qon mesazh Shkupi e Ulqini
forca jonë osht vet bashkimi
Jemi t'bijtë ee nanes shqipe
t'a bashkojmë Shqipninë etnike
Jemi t'bijtë e nanes shqipe
Ohooo t'a bashkojmë 'po Shqipninë etnike.

DËRGOI:
Komente 0