Jon Tarifa, Artisti Unik Në Një Treg Global
27-4-2013
Djaloshi shqiptar, i cili po korr një sukses absolut në Holandë rrëfen në këtë intervistë më shumë për jetën e tij jashtë Shqipërisë. Si nisi pasioni për këngën dhe jeta e tij si një udhëtar i botës, jo thjesht nëpërmjet muzikës .
Jon, si nisi gjithë kjo aventurë muzikore që tashmë po bëhet sukses në Europë, duke nisur nga Hollanda?
Në fillim të viteve 2000, kur unë ende nuk kisha mbushur 20, muzika për mua ishte thjesht një hobby. It was fun. Më jepte kënaqësi. Ajo u bë një angazhim serioz për mua aty rreth viteve 2004-2005. Qysh nga ajo kohë, unë kam dalë në skenë, fillimisht me pseudonim "Mic-Nif (Mic-Nificent) dhe kam bërë pjesë në dy grupe hip hop (Nuclear Family dhe L4—Looking 4ward), deri në vitin 2011, kur vendosa të lagohem prej tyre dhe të nis një karrierë të re, si një artisti solo, me emrin tim të vërtetë: Jon Tarifa. Kjo më pëlqen shumë më tepër.
Jeni rritur thuajse jashtë Shqipërisë dhe keni udhëtuar në shumë vende. Përse zgjodhët Holandën dhe jo Amerikën për shembull?
Unë shkova në Shtetet e Bashkuara kur sapo kisha mbushur 10 vjeç dhe u largova që andej për në Hollandë kur isha pak më shumë se 14 vjeç, pra kur sapo kisha hyrë në vitet e adoleshencës. Sapo mbërritëm familjarisht në Holandë, unë menjëherë ndjeva një lidhje krejt të veçantë me këtë vend, gjë që nuk kishte ndodhur kur jetoja në Amerikë. Kur prindërit e mi u kthyen përsëri nga Holanda në Shtetet e Bashkuara, vendosëm, të gjithë së bashku, që unë dhe vëllai im të qendronim në Hagë dhe të përfundonim unë shkollën e mesme dhe universitetin dhe Sidriti Akademinë e Arteve në Hagë. Dhe siç ndodh shpesh në jetë, një ngjarje i hap rrugë një ngjarjeje tjetër... Dhe ja, pas 15 vjetësh nga dita që unë erdha për herë të parë në Holandë, jam përsëri këtu. Këtu, në Hagë, kam kryer studimet e larta; këtu jetoj dhe punoj. E tërë jeta ime sociale, karriera ime profesionale dhe ajo artistike janë të lidhura me këtë vend.
jon tarifa
Për një publik që nuk ju njeh, a mund të na thoni dicka më shumë për jetën tuaj?
Unë kam lindur në Tiranë, në 10 Gusht 1983 dhe jam shumë krenar që jam shqiptar! Në vitin 1994, kur isha 10 vjeç, u larguam nga Shqipëria familjarisht për t’u vendosur në Chapel Hill, shteti i Karolinës së Veriut, në SHBA. Atje mbarova shkollën 8-vjeçare dhe vitin e parë të shkollës së mesme. Ne fund të vitit 1998, familja ime u shpërngul në Hagë, sepse babai im u emërua ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës. Në Hagë unë mbarova shkollën e mesme dhe universitetin.
Si është të jesh udhëtar i botës?
Në fillim, kur erdha në Hagë, vazhdova këtu shkollën e mesme në një shkollë ndërkombëtare, në gjuhën angleze, dhe pata mundesi të njihja shumë shokë nga shumë vende të botës. Por mua gjithmonë më kanë pëlqyer udhëtimet. Prindërit e mi dhe, sidomos, babai, kanë udhëtuar shumë nëpër botë, dhe mua, kur jetonim së bashku, si në Amerikë, ashtu edhe në Holandë, gjithmonë më ka pëlqyer të udhëtoja me ta, në shumë shtete të kontinetit tonë, por edhe në shumë qytete të mëdha të Shteteve të Bashkuara—nga Nju Jorku dhe Bostoni, në Los Angelos dhe Las Vegas, nga Uashingtoni në Minneapolis, nga Miami në Detroit. Pa ata, me shokë dhe me të dashurën time, kam udhëtuar nga Bali e Xhakarta në Indonezi, deri në Kurasao në Amerikën Qendrore. Udhëtimet për mua kanë qenë dhe janë një shkollë e madhe. Përmes tyre mëson shumë për vende dhe kultura të ndryshme dhe njihesh me shumë njerëz interesantë.
Në muzikën që bëni kush mbetet frymëzimi juaj?
Çdo këngë që unë shkruaj buron, ose frymëzohet nga një ndjenjë e veçantë, nga një gjendje shpirtërore dhe nga ndjenjë emocionale e veçantë. Kjo varet shumë nga koha, nga momenti. Mund të them se këngët dhe muzika ime frymëzohen nga ato që unë shoh, nga ndjenjat dhe emocionet që përjetoj, nga e zakonshmja e së përditshmes që mbush jetën time dhe të njerëzve të tjerë që unë i dua. Një shembull mund të ishte ky: Kënga ime e dytë single, "Focus", u frymëzua nga një ndjenjë që lindi tek unë afro dy vjet më parë. Një ndjenjë e të mos pasurit frikë, e të mos qenurit i shqetësuar. Një ndjenjë motivuese për të arritur çdo gjë në jetë që mundësitë e mia ma lejojnë dhe për të bërë ato gjëra që mua më pëlqejnë më shumë dhe që dua t’i bëj. Një ndër to është edhe muzika. Sigurisht, nëse flas nga "pikëpamja" muzikore, unë tërhiqem dhe frymëzohem më shumë nga muzika jazz, si edhe nga stile të tilla si, soul, pop, reggae, hip hop etj.
Sa e vështirë është të jesh origjinal në një treg që po globalizohet çdo ditë e më shumë?
Është shumë e vështirë. Por, unë vetë bëj kryesisht atë lloj muzike që pëlqej më shumë dhe që e ndjej më shumë. Kjo duket se funksionon, sepse kështu mbetesh origjinal. Por unë mendoj, gjithashtu, se ajo që e bën muzikën time të veçantë, është, ndër të tjera, edhe kombinimi i veçantë i stileve të ndryshme muzikore. Ajo që unë përpiqem ta evitoj është të ndjek atë që quhet "hype" dhe të bëj ç’bëjnë të tjerët. Muzika është një formë shumë delikate shprehjeje dhe, prandaj, muzika më e mirë është ajo që shpreh të veçantën e ndjenjave njerëzore, apo ndjenjat e veçanta që inspirojnë jetën dhe kreativitetin tonë.
Suksesin e kujt artisti do të dëshironit?
Kjo është një pyetje shumë e vështirë. Të them të vërtetën, nuk jam i sigurt. Por, le të them një emër të madh: Sting.
Kënga "Next to me" dëgjohet edhe në Tiranë, madje përmes saj erdhi tek publiku shqiptar edhe emri juaj. Të tremb apo të motivon më tepër suksesi i menjëhershëm?
Më vjen shumë mirë që kjo këngë dhe të tjera janë luajtur dhe luhen në radiot dhe në kanalet televizive shqiptare. Nuk mund të them se ky është një sukses i madh. Akoma jo. Por edhe nëse dikush mendon kështu, suksesi nuk mund dhe nuk duhet të më tremb. Ai vetem më inkurajon. Më motivon. Dhe unë i them vetes: vazhdo në këtë rrugë.
Stili juaj muzikor është disi i përzier, soul, jazz, R&B…. Ju si do të donit të identifikoheshit?
Këtu në Hollandë unë shpesh dëgjoj se muzika që luaj ka një tingull shumë unik. Unë vet nuk e ndjej sa duhet këtë, sepse unë jam i preokupuar i tëri me të. i përpirë prej saj. Brenda saj. Pa atë distancë të nevojshme që do me lejonte për ta "parë" dhe për ta "kuptuar" të veçantën e stilit të muzikës që unë bëj dhe këndoj. Sidoqoftë, nëse mund t’i përgjigjem pyetjes tuaj, përgjigjja mund të ishte kjo: Më pëlqen të identifikohem si muzikant, vokalist dhe poet, me një stil muzikor semi-acoustic, hip hop dhe jazzy.
Sa potencial është rreziku i artit komercial nga ai "më i vërtetë" nëse do e quajmë kështu?
Arti komercial do ta lerë gjithmonë në hije artin "e vërtetë" nëse bëhet fjalë për fitime financiare. Arti komercial është një industri kulturore që motivohet nga fitimi dhe prodhon fitim. Por, arti komercial shkon e vjen. Ai është sezonal, madje sezonal në një kuptim të veçantë, jo si stinët që përsëriten periodikisht, por si produkte që harrohen me ndërrimin e stinës. Arti i vërtetë nuk njeh stinë. Ai është art për të gjitha kohërat.
Si e kanë pritur suksesin tuaj prindërit dhe shokët e tu?
Mendoj se për shumë prej tyre ka qenë një surprizë, ashtu si edhe për mua vetë. Por shpesh dëgjoj të më thonë se është një sukses i merituar ngaqë punoj shumë për të.
Kujtimi më i ëmbël nga fëmijëria?
Kam kaq shumë kujtime të bukura e të paharruar nga fëmijëria, të cilat herë-herë më ndriçojnë e më mbushin me gëzim. Ajo çka unë kurrë s’mund ta harroj është kur, si fëmijë, pas shkollës, luanim me shokët e lagjes futboll me çdo lloj topi që mund të gjenim, midis pallateve dhe, ndonjëherë, në rrugë ose në trotuar.
Çfarë të ka habitur më shumë kur ke dalë jashtë Shqipërisë duke qenë një djalë 10 vjeçar?
Për një dhjetëvjeçar, Athina e zhurmëshme dhe e rrëmujshme (qyteti i parë që kam parë jashtë Shqipërisë) dhe pastaj Nju Jorku dhe qytete të tjera të mëdha të Amerikës, ku u vendosëm familjarisht, ishin një "shock" i madh kulturor. Por, duke qenë së bashku me familjen dhe me prindër që ishin mësuar me udhëtime jashtë vendit, ishte relativisht e lehtë ta përballojë këto "shock", edhe pse unë vetë isha zhvendosur në hapësirë nga një ekstrem (Shqipëria), në ekstremin tjetër (Amerika dhe, më vonë Holanda, dy prej vendeve më afluente të globit). Mund të them se futbolli, i cili ka qenë qysh kur isha i vogël—dhe vazhdon të jetë—një ndër pasionet më të mëdha dhe një ndër talentet e mia më të spikatura, si një gjuhë globale, ka qenë ndoshta "mjeti" që më socializoi më shpejt se çdo gjë tjetër në kulturën dhe në shoqërinë amerikane, sepse nga dita e parë që unë mbërrita në Amerikë dhe deri ditën e fundit që jetova atje, futbolli ishte dita dhe jeta ime.
Jon, si i ke raportet me vajzat?
Nuk mund të ankohem...
Ta ka rrëmbyer zemrën ndonjëra?
Sigurisht që po, për një kohë të gjatë kam një shoqe këtu në Hollandë. Familja e saj është me origjinë nga Indonezia, por ajo vetë ka lindur ne Holandë.
Dashuria është tingull apo fjalë për ty?
As tingull, as fjalë. Dashuria është një ndjenjë që strehohet në zemër. Ajo të bën të ndjehesh komfort dhe është e pakushtëzuar.
Shqipëria, destinacion i parë apo i fundit për të luajtur muzikë?
I parë! Kjo është diçka që unë gjithmonë e kam dëshiruar.

(shqiptarja)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0