TEKSTESHQIP
Juli Cenko - Cupa Për Baban Le Kokën
Juli Cenko
Cupa Për Baban Le Kokën

Autore e muzikës është Juli Çenko, autor i tekstit është Armand Trebicka, ndërsa orkestrimi është krijuar nga Genci Malaj. Aspekti viziv është gjithmonë i rëndësishëm, ndaj projekti muzikor në fjalë u bë i disponueshëm tanimë para audiencës i kompletuar nga ana vizuale edhe me anë të një videoklipi muzikor, i cili është transmetuar më 17 Janar 2009 dhe publiku nuk mbeti i zhgënjyer as kësaj radhe.

TEKSTI :: SONG LYRICS

(2X)
U nda çupa me babanë
si rrëke lotët i ranë
lagu gushe dhe fustanë
mallëngjeu tërë dynjanë

(2X)
Se baba nuk gjen gjëkundi
të kërkosh qiellin dhe tokën
e kanë thënë, i kanë vënë vulën
çupa për babanë lë kokën

(2X)
çupa për babanë lë kokën
prej qëmoti e kanë thën
nuse shkon në derë të botës
por zemrën pas e ka lënë

(2X)
Se baba nuk gjen gjëkundi
të kërkosh qiellin dhe tokën
e kanë thënë, i kanë vënë vulën
çupa për babanë lë kokën

(2X)
çupat janë për derë të botës
fjalë e urtë kështu thotë
sa ka ujë pusi i shtëpisë
aq ka syri i çupës lotë

(2X)
Se baba nuk gjen gjëkundi
të kërkosh qiellin dhe tokën
e kanë thënë, i kanë vënë vulën
çupa për babanë lë kokën

(2X)
Se baba nuk gjen gjëkundi
të kërkosh qiellin dhe tokën
e kanë thënë, i kanë vënë vulën
çupa për babanë lë kokën

Kontribuan:
Ronnie,
🌹🌹🌹
Komente 0