>
BIOSHQIP

Juliana Pasha Denoncon: Më Kanë Vjedhur Këngën “Kuq E Zi”

22-03-2015
Këngëtarja Juliana pasha ka reaguar ndaj Flori Mumajesit & Elvana Gjatës në rrjetin e saj social në Instagram ku ka treguar se kënga e tyre më e re "Kuq e zi" është kënduar për herë të parë në festat e nëntorit në Portokalli show nga ajo dhe tenori Armaldo Gllogjeri.

“Kopjacët në Shqipëri kanë filluar të kopjojnë edhe tekstet e këngëve së fundi, se nuk u mjafton që kopjojnë muzikë nga mëngjesi në darkë”. Kënga “Kuq e Zi” që u këndua nga unë dhe tenori Armaldo Gllogjeri për herë të parë në festat e nëntorit në Portokalli show. Kompozitor Edmond Rrapi, teksti Lejdi Shqiponja”, ka shkruar ajo në Instagram teksa më vonë ka shkruar edhe për hedhjen e këngës në youtube.

“Ky është vetëm refreni i këngës, por çudia më e madhe është se në Youtube kënga jonë u hodh me titull “O flamur”. Unë mendova se e kanë bërë pa dashje ndaj kërkova që titulli të ndryshohej dhe të vihej titulli origjinal i këngës, pra, Kuq e Zi, por çudirat në Shqipëri nuk paskan të sosur. Kjo është kënga që u kompozua për flamurin më të bukur në botë dhe Kuq E Zi”, ka përfunduar Juliana.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Juliana Pasha Denoncon: Më Kanë Vjedhur Këngën “Kuq E Zi”