TEKSTESHQIP

Juliana Pasha: Me 4 Vajzat, Nje Peseshe E Forte Ne Tregun Muzikor

2-6-2012
Juliana Pasha: Me 4 Vajzat, Nje Peseshe E Forte Ne Tregun Muzikor
Prej javesh ajo eshte shfaqur ne rolin e anetares se jurise ne programin "X Factor Albania", qe transmetohet cdo te diel ne TV Klan. Me nje look te ri, me nje natyre luftarake per te mbrojtur vajzat e kategorise se saj, here-here e ashper me konkurrentet e tjere, por gjithmone me sensin pozitiv per t'i thene gjerat sic jane per te ndihmuar rritjen profesionale te cdo artisti te ri. Ky eshte profili qe ka krijuar ajo mes tre kolegeve te tjere. Eshte Juliana Pasha, kengetarja e njohur, qe te dieles se kaluar la panelin e jurise per te bere ate qe di dhe do me shume te beje, te kendoje. Ka interpretuar dy kenge "Fallin in love" dhe kengen qe e beri ate pjesemarrese ne Eurovizion, "It's all about you". Kete te fundit e ka sjelle ne nje version te ri, rock, duke shfaqur keshtu edhe nje temperament te panjohur per publikun e gjere deri me tani. Me nje performance te kuruar ne cdo detaj, Juliana ka ngritur publikun ne kembe, ndersa ky interpretim ka qene mjaft i klikuar dhe komentuar edhe ne rrjetet sociale. Sot, ajo vjen ne kete interviste per te na treguar me tej rreth ketyre emocioneve, por edhe punes me dy vajzat konkurrente tashme ne gjysmefinale, Xhesika dhe Sheila.

Juliana, javes se kaluar jeni ngjitur ne skene per te interpretuar. Si ishte te linit panelin e jurise per te bere ate cfare ju doni me shume, te kendoni?

Jam ndjere shume mire qe pata mundesine edhe njehere te ngjitem ne skene. Sigurisht qe jam ndjere shume mire ne panelin e jurise per te dhene mendime, gjykime per artistet e rinj te "X Factor Albania", por kishte jave qe me mungonte skena. Dhe e kam pritur me shume entuziazem diten kur do te interpretoja ne kete skene. Jam ndjere shume mire edhe fale suportit qe pata per te realizuar vertet nje performance te mire.

Kengen hit "It's all about you" e keni sjelle ne nje version te ri, dhe jeni shfaqur si nje rockere. Sa e tille ndiheni ju vete?

Fakti qe kendoj "live" cdo jave perballe publikut, sigurisht, une fsheh diku brenda shpirtit frymen rock-ere. Cdo artist i ka gjithe rrymat muzikore brenda shpirtit, por fale natyres se kenges dhe entuziazmit qe jep kenga, jepet mundesia te shfaq kete ndjesi tek publiku.

Me kengen "It's all about you", kam eksperimentuar shpesh here kudo qe kam kenduar "live" dhe kam vene re se sa here ka ardhur si nje rock i fuqishem ka pasur shume impakt tek publiku. Kjo ishte nje nga arsyet qe menduam qe ta sillnim ne kete forme edhe ne "X Factor". Eshte nje kenge qe nuk vdes kurre.

Te dielen eshte nata e parafundit, pastaj finalja. Besoni se do t'i keni te dyja konkurrentet ne finale?

Shpresoj shume qe si Xhesika dhe Sheila te jene ne finale, pasi jane dy vajza teper te talentuara, dy vajza qe i pershtaten me se miri formatit te "X Factor", dy vajza qe kane treguar se dine t'i perballojne te gjitha sfidat qe ju jane vene perpara. Personalisht mendoj se qe te dyja kane mundesine per te qene fituese te "X Factor". Nuk mund t'i ndaj nga njera-tjetra, sepse secila prej tyre ka vecantine ne personalitet dhe vokal. Por jam e bindur qe ne katershen qe ka mbetur jane dy me te fortat.

Deri tani, grupi juaj ka ecur me mire ne krahasim me tre mentoret e tjere. Ndjeheni e kenaqur me punen tuaj?

Absolutisht qe po. Eshte e vertete qe kategoria e vajzave ka qene nje kategori me talente te dukshem, por une personalisht jam munduar qe te mos u le asgje pa mesuar deri ne detaje dhe me vjen mire qe e gjithe puna eshte pare dhe vleresuar nga publiku, duke mbajtur ne cerekfinale tre vajza dhe dy ne gjysmefinale.

Por, nese nuk do te jete ndonje nga konkurrentet tuaj qe do te fitoje, si do te ndjeheshit?

Nuk e di. Une shpresoj vertet qe te fitoje nje nga vajza, sepse kam besim tek secila prej tyre dhe vertet besoj se talenti i tyre duhet vleresuar, megjithate per mua ka qene nje kohe qe jo vetem u kam mesuar atyre, por edhe une vete personalisht kam mesuar shume duke qendruar prane tyre, dhe me mire se sa te ecja kaq gjate me kategorine time nuk do te kisha shkuar.

Keni qene pak me e ashper ndaj konkurrenteve te tjere, ka qene per te "mbrojtur" konkurrentet tuaja, apo per shkak te defekteve te tyre?

Sigurisht qe duke qene mentor i nje kategorie, detyra ime ka qene te mbroj sa me fort kategorine time, defektet kane qene si ne kategorine e vajzave, ashtu edhe ne kategorite e tjera, por mendoj se kam qene realiste ne cdo moment kur jam treguar e ashper, pasi kam dashur qe ajo ashpersi te beje qe konkurrentet te vleresojne komentet dhe te vleresojne sinqeritetin dhe te punonin me shume. Besoj se nese nuk do te kishte qene ashpersia, nuk do te kishte pasur as rendiment.( Nuk e keni idene sesa e ashper jam me vajzat e mia)!

Per cilin nga konkurrentet, ju ka ardhur me shume keq qe ka lene garen?

Per Savjanen dhe Festinen!

Qe prej shtatorit keni qene totalisht e angazhuar me "X Factor", ka qene i lodhshem per ju?

Shume e lodhshme, shume e ngarkuar, ndonjehere pa kohe per familjen dhe punet jashte "X Factor". Megjithate eshte nje eksperience qe ia vlen te jete ne karrieren e nje artisti.

Gjate kesaj kohe nuk jeni angazhuar shume me muziken, do t'i riktheheni menjehere pas perfundimit te "X Factor", apo do te merrni nje periudhe relaksi?

Aktualisht jam duke punuar per dy kenge te reja, shpresoj qe menjehere pas mbarimit te "X Factor" te kem mundesi qe t'i sjell ne treg keto dy kenge dhe kete radhe nuk kam nder mend t'i le pas dore.

Keni planifikuar dicka per pushimet, apo jeni ende e perqendruar te "X Factor"?

I kam planifikuar pushimet qe vitin e kaluar, pasi vendi ku kemi pushuar se bashku me Altinin na ka pelqyer jashte mase dhe kemi menduar te shkojme serish kete vit.

Nese do te zgjidhnit nje konkurrent per te bere nje bashkepunim, kush do te ishte ai?

Besoj se me interesantja do te ishte nje bashkepunim me te katerta vajzat, do te ishim nje peseshe e forte ne tregun muzikor.

Look-u eshte nje pjese e rendesishme ne televizion, kush ka qene keshilltari juaj?

Nje personi i besoj vazhdimisht per gjithcka qe ka te beje me look-un me paraqitjen e jashtme (Altinit), por kohet e fundit stafit te perbere nga nje person i eshte shtuar edhe Miranda, qe eshte personi me i afert qe kujdeset per imazhin tim.

Do te vijoni te ndryshoni dicka tek look-u, apo tani e tutje do t'ju shohim gjithmone ne kete stil?

Po vjen vera dhe mund te ndodhin shume ndryshime, pres qe te marr ngjyre nga plazhi dhe pastaj te shoh. Gjithsesi, personazhi im tashme eshte i fiksuar ne mendjen e publikut, ndaj do te mundohem gjithmone te jem Juliana!
( Ilda Lumani Koha Jone )

Komente 0