Juliana Pasha: Familja Eshte Gjeja Me E Shenjte Qe Kam
21-6-2012
Pa tim shoq, s'do kisha karriere te sukseshme
Juliana Pashen perreth 6 muaj nuk e kemi pare vetem ne vendet ku ajo kendon live, por ne nje pune te gjate e cilesore me talentet e reja ne "X-Factor". Sot eshte nata finale dhe Juli eshte shume e emocionuar, sepse ne kategorine e saj ka dy vajza shume te talentuara e te vecanta nga njera-tjetra. Ka qene nje rruge e gjate, por nje rruge e bere me deshire, pune dhe shume dashuri. Nje eksperience qe i ka dhene asaj shume, mbi te gjitha kenaqesine e te ndarit te eksperiences se saj te suksesit me keta te rinj qe duan te jene dikushi neser. Juliana Pasha tanime e ka krijuar profilin e saj, shume hite, kenge te ndjera dhe kudo ku shfaqet duke kenduar di te dritheroje skenen me emocione. Megjithate, kjo ka qene nje rruge e gjate, rruga e gjate qe cdo artist i duhet te beje per te arritur majat e qe shpesh ka edhe sakrifica. E ne kete udhe, Juli pa hezitim thote se ndihma me e madhe per te ka qene pikerisht bashkeshorti i saj, Altini, i cili eshte gjithashtu muzikant. Me ciltersine dhe ndjeshmerine por edhe emocionet qe fal kur kendon, Juliana Pasha vjen ne kete interviste te gjate, ku fjala ka po aq peshe sa edhe notat qe ajo percjell mjeshterisht tek publiku.
Juli, keni nje kohe te gjate qe po merreni me talentet e "X-Factor". Si ka qene per ty kjo eksperience?
Realisht une e kisha enderruar qe te kisha nje eksperience te tille, pasi deshira ime me e madhe ka qene te punoj me te rinjte dhe femijet. Ate qe une kam mesuar prej vitesh pune do te doja t'ua jepja atyre. Kur me bene oferten per te qene ne jurine e "X-Factor" e pranova me shume kenaqesi dhe besoj se eshte bere nje pune serioze dhe me shume dashuri.
Jane shume talente, por cilat kane qene keshillat qe ke dashur t'i pervetesojne keta te rinj?
Gjate spektaklit keshillat kane qene per menyren e te kenduarit, per emocionin qe duhet te shfaqnin tek publiku. Besoj se keshilla ime me kryesore pas spektaklit ka qene qe figura e tyre artistike te ishte e respektuar nga publiku, te gjenin vetveten, identitetin e tyre dhe jo te perpiqeshin te imitonin kengetare te medha boterore.
Duke qene se je vete pjese e tregut muzikor, tashme me nje imazh te palekundshem si Juliana Pasha. Si i sheh keta te rinj ne kete treg, jane me te pambrojtur?
Jo, nuk e shoh me te veshtire. Mundesite tani jane me te medha. Eshte interneti apo Youtube qe te japin mundesine qe me nje promovim fare te thjeshte te behesh dikushi, sic ka ndodhur me Adele apo te tjere. Ne nuk i kemi pasur keto mundesi. Na eshte dashur te punojme shume fort per te krijuar nje emer. Mendoj qe tregu shqiptar ka shume kengetare, shume artiste dhe tani ka filluar te behet nje lloj seleksionimi edhe nga ana e publikut. Ishte nje periudhe qe kushdo mund te behej kengetar, por tani nuk eshte me ashtu, pasi edhe vete keto talente shou krijojne identitete dhe figura te reja. Nuk eshte me koha e playback, por koha e te kenduarit live, koha e emocionit te vertete.
Duket sikur kemi shume talente ne vendin tone?
E rendesishme eshte qe njeriu vete si natyre e ka dhunti te kenduarit. Pastaj eshte e ndare qe dikush e ka me shume ate dhunti dhe behet artist dhe dikush mbetet thjesht nje njeri qe di te kendoje dicka. Pikerisht per kete arsye pati edhe nje dyndje te madhe. Eshte nje enderr qe te prekin skenen, televizionin, por spikasin me teper ata qe vertet kane talent muziken. Ne kete shou kane spikatur ata te rinj qe e njihnin mire muziken apo veglat muzikore.
Nga gjithe konkurrentet qe jane larguar, per ke te ka ardhur pak me shume keq?
Sigurisht qe e larguara e pare, Saviana, pasi ndoshta nuk ishte momenti i duhur per largimin e saj. Duhet te kishte shkuar me larg. Edhe Festina eshte larguar ne nje moment qe mund ta kishte superuar edhe nje apo dy jave te tjera. Megjithate, vajzat kane marre nje eksperience shume te mire dhe une personalisht jam shume e lumtur qe 3 prej tyre t'i kaloj ne 5 me te mirat. Nuk eshte pak qe ne nje kategori, 3 nga konkurrentet te dalin ne top 5-en me te mire.
Juli, je e vetmja qe shkon ne finale me 2 konkurrente..
Sigurisht une do te doja t'i kisha te tria ne finale (qesh), Festinen, Xhesin edhe Sheilen. Do kishte qene nje supersurprize, do ishte hera e pare ne gjithe "X-Factor" ne gjithe boten qe te mbeten tre te nje kategorie ne finale. U prish surpriza, nuk ndodhi keshtu (qesh). Ne fakt une jam sa e lumtur edhe e shqetesuar, sepse me duhet te mbroj dy vajza, duhet te jem dhe te flas njelloj per te dyja. Me duhet te them qe te dyja duhet te jene fituese. Ne nje ane eshte pak e veshtire, pasi po te kisha vetem nje do e bindja publikun me lehte.
Me gjithe vitet ne skene ju mund ta dalloni se cila eshte me e vecante, dicka qe spikat…
Une shpresoj qe publiku t'i shohe te dyja si fituese dhe t'i coje te dyja ne nje perballje me njera-tjetren. Do te ishte edhe me interesante dhe me e forte per publikun qe nga nje kategori te kishte nje perballje te tille. Jam munduar gjithmone qe t'i ruaj vajzat qe te kishin dashamiresi ndaj njera-tjetres, mos ta kishin konkurrencen brenda grupit, por me grupet e tjera. Per fat ato kane ditur ta ruajne kete gje dhe kane qene mike shume te mira bashke. Vertet qe njera prej tyre ka nje vokal te mrekullueshem dhe tjetra ka jo vetem nje vokal, por di edhe te performoje shume bukur ne skene. Ndaj do te jete shume e veshtire, duke qene se eshte edhe Kristo ne gare, nje djale i apasionuar pas muzikes me nje vokal shume te mire, ka per te qene nje finale e fuqishme.
Cfare ke mesuar nga puna me keta te rinj?
Dicka me ka bere shume pershtypje; qe nuk kane ditur asnjehere te terhiqen dhe kane qene shume te fokusuar ne kete spektakel ne cdo detaj. Besoj se do ta beja edhe here te tjera kete eksperience, pasi eshte shume e bukur.
Ndjeheni me e forte tani qe arritet t'i mbani keto dy vajza ne finale, kjo nisur edhe nga fakti se kete e keni demonstruar vazhdimisht ne kete spektakel. Keshtu eshte Juliana gjithmone?
(Qesh). Ka nje gje ne fakt shume interesante qe ndodhte ne spektakel. Kur mua me vishnin stilistet me te zeza, une u thosha vajzave "mos qeshni, sonte kemi lufte". Sa here qe me shihnin me te zeza, me thoshin "obobo Juli, sonte kemi lufte eee, edhe nese perfundojme ne 'show-down' ti do na mbrosh fuqishem". Vertet ka ndodhur ashtu. Une i kam mbrojtur fort vajzat, por me nje arsye shume realiste. Ato ishin vertet shume te talentuara dhe e dija qe kisha kater vajza te mira dhe te talentuara. Besoj se kjo ishte detyra jone ne fund te fundit, edhe pse nuk kane munguar as kritikat pas spektaklit.
Cila nga dy vajzat qe ke sot ne finale mendon se do e dritheronte skenen e Eurosong-ut?
Jane te dyja vajza krejt te ndryshme. Xhesika do ta dritheronte me vokalin e saj dhe Sheila me performancen e saj. Nuk e di. Nje nga deshirat e mia eshte qe ato te dalin sidomos ne treg me nje 4-she te fuqishme njehere. Besoj se do sillnin nje gje shume te bukur ne skenen shqiptare. Megjithate jam e sigurt qe nga "X-Factor" do te dalin personazhe qe do te mbeten ne artin shqiptar.
Te kthehemi pak tek ty tani. Ke kenge shume te njohura e te vleresuara, por cilat prej tyre te lidh me shume emocionalisht?
Ne fakt e kam thene shpesh qe kam nje kenge te vecante, qe e kam perzemer dhe e dua shume. Eshte kenga qe ka fituar cmimin e 3-te ne festivalin e RTSH-se, "Nje qiell i ri". Arsyeja ka qene gjithmone e njejta, per mesazhin qe ajo kenge ka dhene, nje mesazh paqeje dhe miresie. Une e kam theksuar shpesh qe e dua shume kete kenge. Absolutisht edhe "I's all about you" eshte nje kenge qe me ka emocionuar me teper, pasi behet fjale per nje skene gjigante si "Eurosong".
Di perhere te dhurosh emocione ne skene, por duke kenduar thuajse cdo fundjave live, a behet ndonjehere e veshtire?
Eshte e vertete, sepse shpesh artisti nuk eshte ne forme as nga zeri, por as nga gjendja shpirterore. Nese eshte i merzitur duhet te percjelle shume buzeqeshje tek publiku, por sidomos kur kendohet live. Ajo qe kam kuptuar tek vetja eshte se une e dua shume kengen, aq shume saqe futem brenda tekstit. Mundohem ta interpretoj tekstin me detaje dhe ndoshta gjithmone kjo ka bere qe emocionin ta percjell tek publiku ashtu sic kenga permban tekstin. Kjo ka qene dhe keshilla qe u kam dhene vajzave; Duhet ta njohesh mire mesazhin e nje kenge qe ta percjellesh mire tek publiku. Duhet te jesh shume i pergatitur qe te emocionosh nje publik. Nuk eshte e kollajte te jesh artist.
Jo thjesht kengetar, por te jesh artist…
Gjithmone dua ta theksoj kete gje. Nuk me pelqen fjala thjesht kengetar, pasi ne te gjithe ngjitemi ne skene, emocionojme, aktrojme ne momentin qe kendojme. E gjithe kjo, nje kengetar e ben artist. Eshte nje ndarje qe e kam bere gjithmone ne kategorite e kengetareve, ka kengetare qe jane vetem kengetare dhe kengetare qe jane artiste.
Pavaresisht skenes dhe punes, njeriu ka nje faze te jetes qe e konsideron te lumtur. Si ndiheni ju aktualisht?
Une ne fakt jam e martuar prej 6 vitesh dhe cuditerisht vazhdoj te jem e lumtur njelloj si diten e pare (qesh). Vetem pak dite me pare kemi festuar me tim shoq ditelindjen, nje surprize shume e bukur, dhe aty e kuptova edhe njehere qe familja eshte gjeja me e shenjte qe kam. Kenga vjen e dyta, pas familjes, per mua ka qene gjithmone e para familja dhe lumturia e te qenit se bashku.
Bashkeshorti juaj, ne mos gaboj ju shoqeron kudo, sepse eshte muzikant. Duhet te jete bukur, besoj, qe nje njeri ta kuptoje ate qe ju beni…
Mbeshtetja e Altinit ka qene gjithmone, asnjehere nuk ka munguar. Edhe atehere kur te tjeret nuk kane rene dakord me zgjedhjet e mia, ka qene ai qe ka qene aty prane dhe me ka mbeshtetur. Nuk e di cfare do te kisha bere nese nuk do ta kisha pasur ate, por jam e bindur qe karriera ime nese ka ecur perpara ne keto hapa kaq te kujdesshem, kaq te mire, eshte sepse kam pasur Altinin ne krah. Me ka ndihmuar te bej zgjedhjet e duhura.
Kjo tingellon mjaft bukur..
Eshte e vertete, sepse ka mjaft te tjere qe e kane pare gjithmone bashkeshortin artist apo artiste si nje pengese. Une nuk bej dot asgje nese nuk eshte ai me mua qe te me ndihmoje me vendimet, apo te jete ai qe i mbyll shume gjera qe une nuk i bej dot.
Pas nje dite te zakonshme kur shkon ne shtepi, cfare mendon se te ka ngelur e parealizuar dhe thua "sa te bej dhe kete'?
Ne fakt, e gjithe kjo periudhe ka qene shume e perkushtuar. Sapo kam mbaruar provat, me eshte dashur te merrem me kerkim kengesh serish per vajzat, edhe ne darke nuk me ka ngelur kohe te mendoj per shume gjera. Mezi po pres qe te mbaroj sezoni i pare i spektaklit qe te merrem pak me shtepine, te nxjerr pak perdet e reja e keto gjera (qesh). Mezi po pres ate momentin e te mbledhurit ne shtepi dhe sigurisht qe na presin pushimet.
Kur jeni duke medituar apo beheni nostalgjike, a ka dicka qe ju ka ngelur peng. Dicka qe te turbullon?
Jo. Nuk besoj. Deri tani me jane realizuar shume endrra, shume deshira. Ka shume per t'u realizuar, po nuk me ka ngelur peng sa kam ende kohe per t'i realizuar, si albumi apo koncertet recitale qe kane te bejne me pjesen e karrieres. Sa i perket familjes, absolutisht qe asgje nuk kam peng ne jeten time, sepse kam vertet nje familje te bekuar.
Ne mos gaboj ju jeni dy…
Jemi dy, por kemi nje qenush te vogel, po me shprese edhe me deshiren e Zotit mund te behemi ne te ardhmen 3, 4 apo pese (qesh).
E ke ne plan kete gje?
Sigurisht qe eshte ne plan, por cdo gje vjen ne kohen e duhur.
Nuk ke ne plan ndonje kenge te re?
Kam thene shpesh qe jam duke u pergatitur dhe e kam pasur me deshire. Kam qene duke u pergatitur, por e kam lene pas dore. Megjithate, shpresoj shume qe kete vit te kem 2 kenge te reja. Jam duke punuar nje kenge me Ardit Gjebrean. Shpresoj qe ai ta gjeje kohen e duhur dhe ta mbaroje kengen (qesh). Do te kete edhe nje kenge tjeter, bashkepunim me Adi Hilen.
Juli, e di qe ta kane bere shpesh kete pyetje per besimin. Mendon se nese shqiptaret do besonin pak me shume ne Zot, gjerat do ishin ndryshe?
Besimi ne fakt eshte ceshtje zemre dhe vemendjeje. Nuk eshte dicka qe shihet. Zemra te drejton drejt besimit. Mendoj se shqiptaret kane nje zemer te madhe, po qe nuk e kane drejtuar atje ku duhet, drejt Zotit. Shpesh njerezit i ngrene syte lart dhe thone "o Zot", po asnjehere nuk e kane pare ashtu sic eshte. Mendoj se kemi shume gjera te mira dhe e vetmja gje qe na mungon eshte besimi, prandaj le te besojme me shume.
Artisti e perjeton ndryshe realitetin. Ty kur del nga shtepia, cfare te shqeteson me shume, te themi?
Ajo qe me shqeteson eshte ne fakt pak me teper…qe njerezit jane bere disi te pandjeshem, pak me arrogante sesa duhet, dhe e shikoj kete ne nje gje fare te thjeshte: kur ngas makinen. Kur dal nga shtepia dhe eci ne rruge ke nje kaos te madh perreth. Mendoj qe neve na mungon ajo deshira per te qene te qete dhe te ecim te qete gjate dites. Ndjeshmeria ka filluar te mungoje dhe madje shume, pozitiviteti. Mungon ajo ndjeshmeria pozitive. Ndoshta njerezve u mungojne shume gjera dhe e shprehin kete kudo qe jane.
Juli, nese nuk do ishe bere kengetare, cfare mendon se do te ishe tani?
Nuk e di. Babi im ne fakt ka dashur qe te isha mjeke, ne profesionin e tij, ndersa mamaja ka dashur muziken sepse ishte profesioni i saj. Sigurisht une zgjodha muziken, sepse ishte deshira e zemres sime qe femije dhe besoj se vec muzikes nuk e di nese do isha bere nje mjeke. Jam e bindur qe kam zgjedhur rrugen e duhur.

(jonida hitoveizi/mapo)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0