Juliana Pasha Në Burg Për Humanizëm
10-11-2012
TIRANE-Është ndër të paktat këngëtare shqiptare e cila famën e ka shfrytëzuar edhe për të bërë bamirësi. Sepse për t'u bërë mirë të tjerëve mjafton shumë më pak nga ç'mund të mendohet. Ja sesi Juliana Pasha krahas të qenit bashkëshorte, këngëtare aktive në tregun muzikor, anëtare jurie e konkurseve të mëdha, gjeti kohën edhe për të bërë bamirësi.
Përse një këngëtare në kulmin e karrierës së saj, me reputacionin si një prej këngëtareve më të mira shqiptare, ndjen nevojën të konkurrojë në një Festival si "Kënga Magjike"?
Ky vit për mua në "Këngën Magjike" më shumë sesa një konkurrim i mirëfilltë ishte një dëshirë për të qenë sërish në skenën e madhe. Fakti që kënga ime "Diamant" është një këngë tepër profesionale dhe aspak komerciale tregon synimet e mia për të sjellë para publikut të "Këngës Magjike" diçka totalisht ndryshe nga të tjerët.
Në përgjithësi "Kënga Magjike" ka reputacionin e një Festivali që lançon këngëtarë të rinj e veçanërisht ata që nuk janë aq profesionistë në skena ku kërkohet live, ju çfarë prisni nga "Kënga Magjike" përderisa jeni e afirmuar si në famë ashtu edhe në skena ku kërkohet live?
Nuk jam aspak dakord pasi në "Këngën Magjike" çdo vit ka patur pjesëmarrje të këngëtarëve më të mirë shqiptarë dhe nga ata këngëtarë që nuk e kanë aspak problem të këndojnë edhe live, sikurse ka edhe këngëtarë të rinj që duan të afirmohen, apo këngëtarë që nuk i kanë dhënë ndonjëherë provat se mund të këndojnë live. Kjo gjë nuk ndodh vetëm në "Këngën Magjike", por edhe në festivalet e tjera shqiptare.
"Kënga Magjike" është një show i madh i muzikës ku çdo këngëtar qoftë i ri apo i afirmuar duhet të jete pjesë e tij. Nëse do t'ju jepej një çmim, ju cilin do të kishit preferuar?
Do të preferoja (gjithmonë nëse kënga kualifikohet për në natën finale) atë çmim që do meritoja vërtet.
Cilat nga këngët ju kanë pëlqyer më shumë?
Nuk mund tua them ende pasi është akoma edhe një javë me këngë konkurruese gjithsesi "Kënga Magjike" këtë vit ka vërtet këngë mjaft të bukura dhe ka për të qenë tepër e vështirë për të zgjedhur midis tyre.
Shohim se në këtë festival ka edhe ish konkurrentë nga 'X Factor', ju cilin nga këta këngëtarë pëlqeni më shumë në këtë pjesëmarrje te 'Kënga Magjike'?
Deri më tani të gjithë janë përfaqësuar denjësisht dhe kanë treguar se ne nuk kemi gabuar vjet kur i kemi përkrahur aq shumë. Sigurisht që unë do të dëshiroja që Xhesika të shkojë drejt natës finalë, pasi është një nga vajzat e mia dhe shpresoj që ajo të ketë sukses.
Në festivalin 'Kënga Magjike' nuk ka pasur shumë surpriza të mëdha në çmime, veçanërisht duke u mbështetur te formula e votimit. Por këtë vit ka shumë prurje të mira edhe nga artistët e rinj, nëse do të ishte në dorën tuaj cilin nga këta artistë të rinj do të votonit maksimalisht?
Unë vërtetë do të votoj hapur si gjithë të tjerët, por duhet të prisni natën finale për të parë se kë do të mbështes me votën time.
Në rolin e anëtares në 'X Factor' të ka mbetur ndonjë peng nga viti i shkuar?
Jo nuk më ka mbetur asgjë peng, pasi mendoj se është bërë një punë mjaft e mirë me të gjithë talentet e vitit të kaluar. Personalisht jam shumë e kënaqur nga kategoria që kam përfaqësuar pasi kategoria e vajzave qëndroi e fortë deri në finale duke arritur ta fitojë 'X Factor'.
Ju përse nuk jeni në juri këtë vit?
Këtë vit dua të jem më e përkushtuar në muzikë dhe në familje.
E ndjeni mungesën e të qenit anëtare e jurisë?
Për mua është më e rëndësishme që e ndjen publiku mungesën time në panelin e jurisë pasi kjo tregon vlerësimin e tyre ndaj meje.
Shumë prej këngëtarëve konkurrues duket se pas pjesëmarrjes në 'X Factor' u zhdukën, mendoni se këngëtarët kanë nevojë për menaxherë dhe kontakte në botën e muzikës?
Unë nuk mendoj se janë zhdukur pasi shumë prej tyre i shohim në spektaklet e mëdha të muzikës si 100 -vjet muzikë apo në 'Këngën Magjike'. Të tjerë janë duke u përgatitur të dalin në treg me këngë të reja. Nuk pretendoj që të gjithë pjesëmarrësit në 'X Factor' të bëhen menjëherë të njohur pasi ka një kohë të caktuar për të gjithë.
Vetëm pas një periudhe 5- vjeçare të rinjtë që dolën nga 'Ethet' e para u bënë emra të njohur për publikun shqiptar dhe sot janë këngëtarët më të mirë prandaj unë them se duhet të kemi më shumë besim dhe durim tek këta të rinj tepër të talentuar, dhe t'ia lëmë kohës gjykimin.
Ju si një këngëtare me eksperiencë a mund të jepni disa këshilla dhe hapa që një këngëtar duhet të ndjekë për të vazhduar rrugën në muzikë?
Unë e kam thënë shpesh që e vetmja këshillë e imja është "Gjeni vetveten dhe bëhuni personazhi që ka vlerë për publikun dhe jetëgjatësi, jo një personazh i një kohe të shkurtër". Punoni shumë dhe mos prisni vetëm nga të tjerët sidomos në vendin tonë.
Është e vërtetë që mes të vjetërve në muzikë dhe të rinjve ka një konkurrencë dhe të vjetrit nuk iu hapin rrugë të rinjve nga frika se mos i nxjerrin nga tregu?
Jo nuk është e vërtetë aspak janë të shumtë emrat e rinj që dëgjojmë çdo ditë. Zgjuarsia e të vjetërve është se kanë punuar me mënd në kokë duke bere muzikë të mirë jo këngë për një stinë.
Siç ndodh në botë ambicia në këtë fushë është e madhe dhe shpesh jo pozitive, nga eksperienca juaj si duhet kanalizuar kjo ambicie që të jetë pozitive për vete dhe aspak e dëmshme për të tjerët?
Fama nuk është gjithçka për njeriun dhe ndonjëherë nuk është asgjë krahasuar me vlerat që kanë në jetë shumë gjëra të tjera. Ai që e ka kuptuar këtë gjë nuk mund të jetë veçse pozitiv për veten dhe për të tjerët.
Në show biz sot të famshëm nuk janë vetëm këngëtarët që kanë potencial vokali, por mbi të gjitha ata që dinë të menaxhojnë veten, ju çfarë këshille mund t'u jepni të rinjve në këtë këndvështrim?
Është ë vështirë të japësh një këshillë për këtë çështje, pasi që të menaxhosh veten kërkon punë, përkushtim dhe kohë, dhe për të rinjtë sot koha është shumë e vyer. Unë shpresoj që gjendja e menaxhimit të muzikës dhe artistëve të ndryshojë pasi janë të pakët ata që mund ta përballojnë vetë menaxhimin
Besoni se ka ardhur koha e performueseve femra dhe ka ikur koha e këngëtarëve të mirë, kujtoj këtu që disa nga këngëtaret më të famshme botërore si Britnie Spears, J. Lo, apo Rihanna nuk shquhen për ndonjë cilësi të madhe vokali.
Po është e vërtetë që kohët kanë ndryshuar dhe ka shumë këngëtarë që performojnë dhe nuk këndojnë. Ju përmendët disa emra tepër të famshëm, por harruat divat botërore si Beyonce, qe është jo vetëm një performuese e jashtëzakonshme, por edhe një vokal për tu mahnitur apo Adele që rrëmbeu të gjitha çmimet në 'Music Awards' dhe është një këngëtare që emocionon pa fund me vokalin e saj. Emeli Sande, Jessie J, C. Aguilera e deri tek Shqiptarja jonë Rita Ora, që ka një vokal të mrekullueshëm. Siç e shikon asnjëherë nuk do të zhduken këngëtarët që kanë zërin që i drejton, pasi muzika së pari është melodi më pas emocion dhe në fund shijim.
Është e vërtetë që këngëtaret duke qenë se bëjnë një jetë skene të ngarkuar, punojnë natën duke kënduar në night club-e, kanë një jetë private më të ç'rregullt se njerëzit normalë? Ju si ia keni bërë të vendosni një ekuilibër mes jetës profesionale dhe personale?
Për fatin tim të mirë unë jam kudo me bashkëshortin tim ndaj e ndajmë njësoj edhe çrregullimin e orëve të gjumit.
Jeni ndër të paktat këngëtare që e keni përdorur famën tuaj edhe për çështje me karakter human siç ka qenë "Projekti Anna" kundër gjakmarrjes në Shqipëri. Shumë këngëtare në botë e përdorin famën e tyre për çështje të tilla, përse në Shqipëri kjo gjë mungon mes këngëtarëve?
Jam shumë e lumtur që kam patur mundësinë të bëhesha pjesë e "Projektit Anna" organizuar nga Radio 7 - Valët e ungjillit dhe programi Shpresë për Ty.
Ka qenë një privilegj i veçantë për mua të shkoja në burgun e grave në Tiranë për të folur rreth problemit të gjakmarrjes në Shqipëri. Ndonëse kanë kaluar dy vjet nga kjo iniciativë jam e gatshme të ndihmoj sërish sa herë të jetë nevoja dhe të bëhem pjesë e projekteve të tilla. Nuk do doja që këto iniciativa humanitare të shiheshin si modë për artistët në Shqipëri për të fituar më shumë fansa, por të bëhen me qëllimin e vetëm për të ndihmuar.
Çfarë projektesh të tjera keni për të ardhmen?
Menjëherë pas 'Këngës Magjike' do të nxjerr në tregun muzikorë një këngë të re me klip që me shumë mundësi do të jetë në anglisht edhe për fansat e shumtë të Eurovisionit që presin një këngë të re nga unë dhe dëshira ime është që këtë vit të sjell albumin e parë, pasi jam duke punuar njëkohësisht me disa këngë. Gjithmonë me shpresë se do të përfundojë në një kohë të shpejtë.

(Bluetooth/BalkanWeb)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0