>
BIOSHQIP

KAS Nxjerr Videoklipin “Lost In Rhythm”

23-03-2011
Prishtina Press: Me cilin këngëtar shqiptar do dëshironit të bënin koncert së bashku? KAS: Po dëshira ime është qe me cilindo këngetar nga Kosova apo Shqipëria të mbajmë ndonji concert. Prishtina Press: Si lindi ideja per mixtape me titull ‘ Mesmerizer’ KAS: Po thjesht dëshirova ta bëj një album me disa këngë të zgjedhura. Prishtina Press: Jeni i njohur për aftësine për shkrimin e teksit të këngëve. Çfarë ju frymëzon për temat? Per cilat tema këndon? KAS: Tekstet i shkruj ma shum nga jeta e përditshme Prishtina Press: Cilën këngë preferoni më shumë dhe cilen preferon publiku? KAS: Këngën që më shumë më inspiron quhet “Lost in a rhythm” sepse është këngë personale për veten time. Tani sapo nxorra edhe video klipin tim të parë të kësaj kënge dhe jam shumë i kënaqur me projektin. Prishtina Press: Si ndjeheni në show live në Norvegji. Si ju mirëprejt publiku shqiptar dhe ai huaj? KAS: Ndihem për mrekulli si para publikut në Norvegji ashtu edhe para publikut shqiptar. Kam patur një përkrahje të jashtëzakonshme. Prishtina Press: A keni plan për koncert në Kosovë? KAS: Shpresoj që këtë verë do të mbaj koncert në Kosovë. Prishtina Press: Planet tuaja për të nxjerrë albumin tuaj të parë? KAS: Për album të parë ende nuk e kom bërë plan. Tani po merrem me promovimin e mixtape “Mesmerizer” si dhe për videoklipin e muzikës “Lost in a rhythm” e cila është e para. Prishtina Press: Ju urojmë suksese të mëtejshme në fushën muzikore të hip hop. Mesazhi juaj për fansat, dashamirësit tuaj dhe artistët? KAS: Faleminderit. Do te mundohem që sa ma shumë të baj këngë të reja dhe të mira për të argëtuar publikun dhe fansat e mi. | Prishtina Press
(prishtinapress)

KAS Nxjerr Videoklipin “Lost In Rhythm”