Kader Kicaj përmes një statusi të papritur njoftoi në korrik ndarjen e saj me Lumbardh Salihun. Në statusin e saj, Kicaj ndau lajmin e ndarjes me ndjekësit, duke theksuar sfidat dhe vështirësitë që ka përjetuar gjatë lidhjes. Ajo shkruante: "Përshëndetje njerëz të mirë! Duke qenë se bashkë kemi ndarë shumë gjëra, desha të ndaj me ju një lajm për jetën time private. Unë tash e tutje nuk jam më me personin që isha deri dje." Ajo ka ndarë më shumë rreth arsyeve që çuan në fundin e marrëdhënies së tyre. "Lidhja jonë brenda shtëpisë së 'Big Brother' ishte e mrekullueshme, por jashtë nuk funksionoi. Lumbardhi brenda ishte krejt ndryshe dhe jashtë u ballafaqova me një njeri tjetër," ka thënë Kaderi. Ajo gjithashtu u shpreh se, pavarësisht se i kishte dhënë një shans të dytë për ta provuar lidhjen, gjërat nuk ecurën siç duhet.
“Nuk ka një ribashkim,” ka theksuar ajo, duke mbyllur derën për çdo mundësi rikthimi. Megjithatë, Kaderi tha se nuk dëshiron të flasë keq për ish-partnerin, duke i uruar fat dhe suksese në të ardhmen. Sa i përket lajmeve të tradhtisë, përgjigjja e saj nuk ishte shumë e qartë. Ajo tha se të dy janë lënduar, por iu shmang pyetjes së drejtpërdrejtë.
Pas pushimeve Kaderi është rikthyer me plotë energji ku nuk po ndalet me projekte të reja. Po duket se ajo po e merr mirë ndarjen nga i dashuri i saj, Lumbardh Salihu. Ata u dashuruan sa ishin në formatin më gjigant të Kosovës, ani pse kjo lidhje nuk iu eci shumë gjatë.