TEKSTESHQIP
Biografia
Lumbardh Salihu (i lindur më 18 nëntor 1992) është një futbollist austriak, me prejardhje shqiptare nga Kosova i cili luan si një mesfushor ofensivë për klubin austriak FC Mistelbach. Salihu mori pjesë në Big Brother VIP Kosova dhe u shpërblye si fituesi i sezonit të tij të dytë. Në vitin 2005 Salihu ka filluar karrierën në Floridsdorfer AC. Ndërsa, në vitin 2008 për një vit luajti në klubin Brigittenau. Më 1 Korrik 2009 Salihu nënshkroi me Wiener Stadtliga për klubin Wiener Linien. Më 1 Korrik 2010 Salihu nënshkroi me L. A. Riverside. Më 1 janar 2011 Salihu nënshkroi me Wiener Stadtliga për klubin Wienerberg. Më 13 mars të vitit 2011, bëri debutimin e tij kundër Landstraßer si një zëvendësim në minutën 61 në vendin e Denis Gavrilovic. Më 29 Korrik 2011. Salihu nënshkruar për Ligën e Dytë EFL për Northampton Town. Më 23 gusht të 2011, ai bëri debutimin e tij në një ndeshje ku fituan 4-0 kundër Wolverhampton Wanderers në Kupën EFL dhe pas debutimit me Gary Johnson, menaxheri i Northampton Town tha: "Ai sapo është kthyer nga një dëmtim, dhe është vetëm 18 vjet kështu që ai ishte një nga ata, ku ne vetëm sa i dhamë mundësi për ta ndjerë pak atë". Më 4 korrik të vitit 2012 Salihu ka nënshkruar me Regionalliga Mitte për klubin Austria Klagenfurt dhe në sezonin 2013/14, u paraqit në Landesliga Kärnten për klubin Annabichler SV. Më 1 janar 2015 Salihu ka nënshkruar me Wiener Stadtliga për klubin Post SV Wien. Më 27 shkurt të vitit 2015, ai bëri debutimin e tij në një ndeshje me rezultat 0-0 kundër Ostbahn XI. Ai ka luajtur për disa ekipe të Regionalliga Ost si me Oberwart (2015-2016), 1. SC Sollenau (2016) dhe SV Schwechat (2016-2017). Në 21 janar 2017 Salihu ka nënshkruar për të luajtur në Superligën e Futbollit të Kosovës për ekipin e Llapit. Më 1 korrik 2017 Salihu ka nënshkruar me 1. Niederösterreichische Landesliga për ekipin Haitzendorf. Më 12 gusht të vitit 2017, bëri debutimin e radhës në një ndeshje me rezultat 1-1, barazim kundër Rohrbach/Gölsen pas u fut si një zëvendësim në minutën 46 në vendin e Benjamin Pasic.