TEKSTESHQIP
Kaltrina Jakupi - Kosovë E Adem Jasharit
Kaltrina Jakupi
Kosovë E Adem Jasharit

Ky krijim muzikor është bërë i disponueshëm tek shikuesit i kompletuar artistikisht edhe me videoklip muzikor, i cili u publikua me datë 14 Nëntor 2022. Muzika dhe arranzhimi u përgatit nga Nikollë Nikprelaj.

Teksti :: Song Lyrics

Ku rrjedh qetë lumi hej
Ku ndal turrin drini
U rrit nëpër shekuj hej
Ni thesar florini

Kosova krenare
Me gjoksin prej shkambit
Dole fitimtare hej
I dhe nder gjithë kombit

Ref...x2
Ty po ta knoj kangën
E po e heq mallin
Kosovë e Adem Jasharit
Hej ta puthsha ballin

Hej ta puthsha ballin o hej

Furtunat s'të shembën hej
S'patën çka me t'ba
Rujte t'madhin emën hej
Copash mos me u nda

Kosova krenare
Me gjoksin prej shkambit
Dole fitimtare hej
I dhe nder gjith kombit

Ref...x2
Ty po ta knoj kangen
E po e heq mallin
Kosove e Adem Jasharit
Hej ta puthsha ballin

Hej ta puthsha ballin o hej
Komente 0