Kanita
Kristal
Kristal
Muzika e këngës vjen si kompozim nga Boban Apostolov, tekstin e shkroi Lindon Berisha, ndërsa produksioni audio u krijua nga Riste Shandarov. Ajo vjen me një histori dashurie. Ajo vjen romantike, por me revoltën e dashurisë. Kristal, titullohet kënga e saj. Kush beson në to, e di se kanë fuqi. Kush e ka thyer kristalin e Kanitës? Një nga zërat më të dashur, njëkohesisht artistja e parë shqiptare, e cila është vlerësuar me diskun platin, i bashkohet skenës magjike. Nëse dashuria ju ka lënë plagë, urojmë që kristali i Kanitës t’ju shërojë.
Teksti :: Song Lyrics
Nuk jam unë vetja,
Prej se ike ti.
Ku jam unë dhe pse ende
këtu po rri?
Nuk e ndjej asnjë ndjesi.
Nuk e shoh asnjë objekt n’hapsirë,
Por n’kokën time sillesh vetëm ti.
REFRENI:
Si munde ti!
Si më ke vra’!
Në shpirt më ke vra’.
Si munde ti!
Sikur Kristal,
Në copa m’ke nda’.
Tani vetë e laj,
E laj, me lot e laj,
Mërzinë.
Si munde ti!
E laj kët’ mërzi,
Që shkaktove ti.
Nuk e gjej më
Asnjë ditë të më rrezit’.
Tani n’vend të dritës,
Konsumoj mërzi.
Nuk e ndjej asnjë ndjesi.
Nuk e shoh asnjë objekt n’ hapsirë
Por n’kokën time sillesh vetëm ti.
REFRENI:
Si munde ti!
Si më ke vra’!
Në shpirt më ke vra’.
Si munde ti!
Sikur kristal
Në copa m’ke nda’.
Tani vetë e laj,
E laj, me lot e laj,
Mërzinë.
Si munde ti!
E laj kët’ mërzi,
Që shkaktove ti.
S’ka më gara.
S’ka më gara.
Je përpara.
Ti, a po gëzohesh?
S’ka më gara.
Mbeti vara
Nga ti…
Prej se ike ti.
Ku jam unë dhe pse ende
këtu po rri?
Nuk e ndjej asnjë ndjesi.
Nuk e shoh asnjë objekt n’hapsirë,
Por n’kokën time sillesh vetëm ti.
REFRENI:
Si munde ti!
Si më ke vra’!
Në shpirt më ke vra’.
Si munde ti!
Sikur Kristal,
Në copa m’ke nda’.
Tani vetë e laj,
E laj, me lot e laj,
Mërzinë.
Si munde ti!
E laj kët’ mërzi,
Që shkaktove ti.
Nuk e gjej më
Asnjë ditë të më rrezit’.
Tani n’vend të dritës,
Konsumoj mërzi.
Nuk e ndjej asnjë ndjesi.
Nuk e shoh asnjë objekt n’ hapsirë
Por n’kokën time sillesh vetëm ti.
REFRENI:
Si munde ti!
Si më ke vra’!
Në shpirt më ke vra’.
Si munde ti!
Sikur kristal
Në copa m’ke nda’.
Tani vetë e laj,
E laj, me lot e laj,
Mërzinë.
Si munde ti!
E laj kët’ mërzi,
Që shkaktove ti.
S’ka më gara.
S’ka më gara.
Je përpara.
Ti, a po gëzohesh?
S’ka më gara.
Mbeti vara
Nga ti…
- Publikimi: 29/09/2024
- Ora: 19:30
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Producent:
Komente 0