
Kastro Zizo
Fantazma E Stolit
Fantazma E Stolit
Për vijën melodike dhe për fjalët e këngës punoi vetë artisti, teksa kënga është orkestruar në bashkëpunim nga Arber Kocllari & Kristi Skendaj. Ky krijim i ri është paraqitur tashmë si dhuratë i punuar në prizmin vizual me një klip muzikor, i cili është publikuar më 5 Tetor 2025.
Teksti :: Song Lyrics
Një stoli bosh, në sheshin e heshtur,
era luan me zemrën time të ndarë...
Një mace po kalon, më sheh në sy e pyet:
"Po pret dikë?"
E shiu zbret nga çatia si rrëke,
një fener pulson...
e zemra e fundit e qytetit,
në xhepin tim një adresë po kërkon.
E nëse hap derën një natë,
do të më gjesh ulur:
pa frymë, pa kohë, pa ndjenjë...
E nëse nuk më hapet kurrë,
do ta marr ky stol,
do të bëhesh erë...
dhe s'do ta dish,
ti s'do ta dish,
jo asnjëherë...
se do të jem unë, fantazma stol,
për mijëra-mijëra të tjerë.
Dhe stoli bosh, në sheshin e heshtur,
era luan... sytë e saj s'u panë...
Një mace po kalon, më sheh në sy e pyet:
"Po ti pse qan?"
E nëse hap derën një natë,
do të më gjesh ulur:
pa frymë, pa kohë, pa ndjenjë...
E nëse nuk më hapet kurrë,
do ta marr ky stol,
do të bëhesh erë...
më kishe, ejj...
s'më kishe, ejjj, ti asnjëherë...
Një tufë kujtime,
të mbledhura në grushtin tim,
si hënë e tharë.
E nëse hap derën një natë,
do të më gjesh ulur:
pa frymë, pa kohë, pa ndjenjë...
E nëse nuk më hapet kurrë,
do ta marr ky stol,
do të bëhesh erë...
dhe s'do ta dish,
ti s'do ta dish,
jo asnjëherë...
se do të jem unë, fantazma stol,
për mijëra-mijëra të tjerë!
era luan me zemrën time të ndarë...
Një mace po kalon, më sheh në sy e pyet:
"Po pret dikë?"
E shiu zbret nga çatia si rrëke,
një fener pulson...
e zemra e fundit e qytetit,
në xhepin tim një adresë po kërkon.
E nëse hap derën një natë,
do të më gjesh ulur:
pa frymë, pa kohë, pa ndjenjë...
E nëse nuk më hapet kurrë,
do ta marr ky stol,
do të bëhesh erë...
dhe s'do ta dish,
ti s'do ta dish,
jo asnjëherë...
se do të jem unë, fantazma stol,
për mijëra-mijëra të tjerë.
Dhe stoli bosh, në sheshin e heshtur,
era luan... sytë e saj s'u panë...
Një mace po kalon, më sheh në sy e pyet:
"Po ti pse qan?"
E nëse hap derën një natë,
do të më gjesh ulur:
pa frymë, pa kohë, pa ndjenjë...
E nëse nuk më hapet kurrë,
do ta marr ky stol,
do të bëhesh erë...
më kishe, ejj...
s'më kishe, ejjj, ti asnjëherë...
Një tufë kujtime,
të mbledhura në grushtin tim,
si hënë e tharë.
E nëse hap derën një natë,
do të më gjesh ulur:
pa frymë, pa kohë, pa ndjenjë...
E nëse nuk më hapet kurrë,
do ta marr ky stol,
do të bëhesh erë...
dhe s'do ta dish,
ti s'do ta dish,
jo asnjëherë...
se do të jem unë, fantazma stol,
për mijëra-mijëra të tjerë!
- Publikimi: 05/10/2025
- Ora: 12:01
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
Arber Kocllari
Kristi Skendaj
- Mix:
- Master:
Komente 0