TEKSTESHQIP
Kejsi Tola - Me Jeto
Kejsi Tola
Me Jeto

Autor i vijës melodike dhe autor i tekstit rezulton të jetë Pirro Çako, teksa këngën e orkestroi Darko Dimitrov.
Teksti :: Song Lyrics
Ishte dje por s'më kujtohet,dhe çdo dite largohet
veç nga sytë e tu më afrohet
Po kuptoj pse stinët ndërrohen,pse pa ty s'jetohet
Jeta nuk falet por fitohet
Koha është një flutur,pak ajo jeton
dhe si nata bëhet iluzion
Kthehu ti tek unë sa nuk është vonë
se e djeshmja s'ekziston
Më jeto dhe pak të lutem
më jeto aq sa te mundesh
më jetooo,më jeto si të fundit ditë
Se imazhet vijnë e ikin
se imazhet dritën fikin dhe dy herë
para nesh nuk kalojnë
sot e ardhmja është e huaj
dhe përtej saj un kam frikë të shikoj
ishte dje kur ti guxoje
dje kur ti dhuroje
çdo minutë një mesazh dërgoje
Koha është një flutur,pak ajo jetooon
dhe si nata bëhet iluzion
Kthehu ti tek unë sa nuk është vonë
se e djeshmja s'ekziston
Më jeto dhe pak të lutem
më jeto aq sa te mundesh
më jetooo,më jeto si të fundit ditë
Se imazhet vijnë e ikin
se imazhet dritën fikin dhe dy herë
para nesh nuk kalojnë
sot e ardhmja është e huaj
dhe përtej saj un kam frikë të shikoj
Ti ndoshta nuk më kupton
e djeshmja është një sekond
dhe nga dielli shi pikooon
Humbin puthjet ledhatimet
Humbin fjalët dhe premtimet
Ti mungon tek unë,pafund mungooooon
Më jeto dhe pak të lutem
më jeto aq sa te mundesh
më jetooo,më jeto,më jetoo si të fundit ditë
Se imazhet vijnë e ikin
se imazhet dritën fikin dhe dy herë
para nesh nuk kalojnë
sot e ardhmja është e huaj
dhe përtej saj un kam frikë të shikoj

DËRGOI:
Komente 0