Më mbaj mend (për 1 muaj)

Keler Sufja - Frymemarrje Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  17

Zgjohem në shtatë, unë ty s’të shoh…të ndiej
Kaluan ditë, aty nuk je…ku je?
Gjithçka do bëja kohën pas ta kthej
Sërish tek unë në krahë të mbaj.

Në çdo frymëmarrje të shpirtit tim
Në çdo tingull, në çdo zgjim
Në çdo ditë që dielli lind
Do vazhdoj… do t’kërkoj.
Ditët kalojnë, muzikë ti je
Çdo rrahje të zemrës sime ke
Ndoshta gaboj, sërish t’kërkoj
Më mungon, më mungon.

Vjen në pafajësi, në faj më le
Udhëtimi im, pa një fund ti je.
Koha kalon, dëshira për ty mbulon
Si pluhur mbi libra, ti aty qëndron.

Në çdo frymëmarrje të shpirtit tim
Në çdo tingull, në çdo zgjim
Në çdo ditë që dielli lind
Do vazhdoj… do t’kërkoj.
Ditët kalojnë, muzikë ti je
Çdo rrahje të zemrës sime ke
Ndoshta gaboj, sërish t’kërkoj
Më mungon, më mungon.



Publikimi: 15/09/2013
Festivali: Netët E Klipit Shqiptar 13
Festivali: Kënga Magjike 2013
Muzika: Endrit Shani
Teksti: Keler Sufja
Orkestrimi: Endrit Shani


Komente 1


Keler Sufja - Frymemarrje
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Frymemarrje".
3. Video është e këngës "Frymemarrje", por nuk këndohet nga Keler Sufja.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.