TEKSTESHQIP

Një Bombë E Fuqishme Po Vjen Nga Keli

5-1-2017
Një Bombë E Fuqishme Po Vjen Nga Keli
Tashmë të gjithë e dimë që këngëtari i hiteve "U kall" dhe "Ta ha zemrën", KELI, është bërë i pakapshëm. Pas suksesit të madh që korri me këto hite, KELI vazhdon të mos ndalet. Ai ka vendosur të sjellë një tjetër super sukses për ta nisur vitin 2017.
Edhe pse shumë i angazhuar nëpër koncerte e mbrëmje festive Live, KELI ka gjetur kohën edhe për realizimin e videoklipit të ri, që pritet ta publikojë së shpejti. Videoklipi është realizuar në datën 27.12.2016 dhe siç duket edhe nga fotot që KELI i ka postuar në rrjetin social "Facebook", një videoklip i tillë nuk është parë asnjë herë më parë tek asnjë artist i estradës tonë shqipëtare. Ekipi mbi 100 veta, kostoja e pa kapshme nga asnjë artist. Me të vërtetë që KELI ka bërë atë që s'e ka bërë askush tjetër në estradë.
Vetëm publikimi i lajmit se KELI do të sjellë këtë këngë ka bërë shumë bujë dhe po përflitet e komentohet shumë nëpër rrjetet sociale, ku fansat e KELIT por jo vetëm, duket se janë"cmendur vetëm me publikimin e këtij lajmi, e kush e di se cfarë do të bëjnë kur të publikohet videoklipi. Nga komentet e tyre kuptohet se ata janë të pa duruar për ta dëgjuar këtë këngë dhe të gjitha këto janë shenja shumë pozitive për suksesin që do të ketë kënga.
Në intervistën që KELIT i është bërë nga Topestrada TV, ai ka zbuluar se kjo këngë ka një tekst të ëmbël, por përveç kësaj nuk dimë asgjë tjetër. Gjithçka mbetet surprizë nga KELI. Një gjë është e sigurtë. Ky videoklip do të publikohet së shpejti dhe atëhere do mund ta zbulojmë surprizën e madhe. T'ia lemë kohës gjithçka, të presim me durim dhe të pregaditemi për bombën e rradhës nga KELI, që sigurisht, do të jatë shumë e fuqishme.
(teksteshqip.com)

Komente 0