TEKSTESHQIP

Tv Klan
Eja Me Mua!
Lyrics

Është një vend në botën time, mund të bësh atë që do.
Në një ditë si kjo dhe ti mund të ëndërrosh.
Sot e dua zemrën tënde ta dëgjoj si rreh tek unë.
Dua dorën të më japësh të mos ndihem vetëm kurrë.

Refreni:

(Eja me mua 2x) Dhe dëshirat tona nëpër degë pemësh t’i zbulojmë.
(Eja me mua x2) në çdo dritë që ndizet ne edhe më shumë do të besojmë.

Sot unë dua të të them je një yll ashtu si unë, mund te fluturosh dhe ti, lart në qiellin e pafund.
Të shëtisim bashkë në kohë, në një slitë dhurata plot e të falim buzëqeshje unë e ti në këtë botë.

Refreni:

(Eja me mua x2) Dhe dëshirat tona nëpër degë pemësh t’i zbulojmë.
(Eja me mua x2) Në çdo dritë që ndizet, ne edhe më shumë do të besojmë.

Në një ditë si kjo, më duaj ti më fort.
Në një përqafim, në një fjalë që më ngroh.
Sa gëzim më jep në shpirt në një strehë të jetojmë. Dashuria i jep ngjyra botës sonë.

Refreni:

Ti eja me mua x2 Dhe dëshirat tona nëpër degë pemësh t’i zbulojmë.
Eja me mua x2 Në çdo dritë që ndizet edhe më shumë do të besojmë.
INFO
Një klip mund të mos jetë hit, por një hit duhet të ketë një klip. Është ky një ligj i pashkruar në showbizin tonë, ndaj projekti muzikor erdhi tek audienca i plotësuar me vlera artistike me anë të një videoklipi muzikor, për video produksionin e të cilit është kujdesur Edlira Baholli. Videoklipi u publikua më 6 Dhjetor 2016. Kompozitor është Adrian Hila, ndërsa teksti u punua nga Rovena Rrozhani.