Eni popuj me hare,
e shikoni mrekulli,
se Shelbuesi na ka le,
sot prej Zojës Virgjrës Mri.
Ref. Eni,eni me shpejti,
adhuroni Krishtin fmi,
Krishtin fmi... (2X)
Ai prej qiellit sa ka zbritë,
tuj e lanë atë lumturi,
botën mbarë tash e ka shëndritë,
tuj e ndez' me dashuri.
Ref Eni,eni me shpejti...