TEKSTESHQIP
Kimi - Prap Dielli Del
Kimi
Prap Dielli Del

Komponues i muzikës dhe autor i tekstit është vetë këngëtari, teksa këngën e orkestruan bashkarisht Skip & Danny Kenny.

Teksti :: Song Lyrics

[Strofa 1]
Sa herë mbyll sytë ndjej ajrin e ftohtë
E ndjej heshtjen e natës edhe t'zemrës
Zani yt prej mendjes s'heket kurrë
Varra trupit ti dhane po ti si deshte

[Pararefreni]
Kur shpirti t'dhemb e zemra thërret
A zani s't'nihet
Veç Zoti t'sheh

[Refreni]
Ka netë, fryma m'nalet, e trupi m'dridhet
Loti shpesh herë m'rrjedh mu faqes
Kur nana thotë: "Jetës nuk i dihet"
Shum herë kom dal prej vetes
Vetes ja kom pas frikën
Kur dita m'ngjajke si nata
Natës qе ma murr dritën
Prap dielli del

[Strofa 2]
Tash ki mundësi me bo krеjt ça don
Ama ti nuk je si përpara
Biciklën qe dikur andërr e ki pas
Munesh me ble po veç s'po t'le barra

[Pararefreni]
Kur shpirti t'dhemb e zemra thërret
A zani s't'nihet
Veç Zoti t'sheh

[Refreni]
Ka netë, fryma m'nalet, e trupi m'dridhet
Loti shpesh herë m'rrjedh mu faqes
Kur nana thotë: "Jetës nuk i dihet"
Shum herë kom dal prej vetes
Vetes ja kom pas frikën
Kur dita m'ngjajke si nata
Natës qe ma murr dritën
Prap dielli del

[Mbyllja]
Zani jem ma nuk nihet
Durt' e mija janë ftofë
A thu gjej dot unë forcën
Edhe niher' me shkel n'tokë?
Shum herë e kom marr thikën
Zemra jote m'ka fol
Mthojke mo se tdon jeta
E ki andrra plotë, t'lutna jetoj
O ti jetoj
Se prap dielli del

Kontribuan:

VIDEOKLIPE

Komente 0