TEKSTESHQIP
Klajdi Musabelliu - Kthehem Në Shtëpi
Klajdi Musabelliu
Kthehem Në Shtëpi

Kënga është kompozuar nga vetë artisti, tekstin e mori përsipër Pandi Laço, ndërsa për arranzhimin është kujdesur Arber Kocllari.
Teksti :: Song Lyrics
Me shumë dilema në mendje
E një shpresë në shpirt
Një ndjenjë lënë në mes
Për një jetë më të mirë
Nga ky qytet ku humbas
Në melodinë trishtim

Një çantë shpine me ëndrra
E rëndon supin tim
Erën ma pret një xhaketë
Që është e shtrenjtë si Kujtim
Bileta ime ka vajtje
Por nuk e di a ka kthim
Pa kthim
Pa kthim

Sapo largohem
Në shpirt me zgjohet
Mall
Sapo largohem
Sytë më mbeten
Pas

Jo
Nuk pres
Të më mbysë ky trishtim
Jo
Nuk pres
Po përmbys fatin tim
Më beso
Jemi bashkë unë e ti
Mos harro
Ka një çast
Dashuri
Dielli lind
Dhe mbaron çdo stuhi
Qiellin blu
Do ma kthesh
Përsëri

VIDEOKLIPE

Komente 0