TEKSTESHQIP
Klea Chutra - Për Ty Shqipëri
Klea Chutra
Për Ty Shqipëri

Muzika e këngës u kompozua nga Klea Cutra & Andrea Adhami, autor i tekstit rezulton të jetë Andrea Adhami, ndërsa për okestracionin është kujdesur Nexhat Mujovi (Wirusi). Materiali muzikor i radhës lansohet mjaft këndshëm me një videoklip muzikor, produksionin e të cilit e përgatiti Enis Tollumi Banderas. Video premiera u transmetua më 28 Nëntor 2025.

Teksti :: Song Lyrics

Për ty sa vargje, vargje shkroi Naimi
Për ty sa gjakun, gjakun derdhi trimi.
Për ty sa lart fluturoi shqiponja
Se ti përjetë, përjetë do jesh e jona

[REF.:]
Jemi bijt e Skënderbeut
Për ne shkruan historia
Mbi re sot të shkoj jehona
Është e jona Shqipëria
Jemi një gjak e një kultur
Jemi një komb e një flamur
Një traditë që nderon breza
Në Shqipëri fillon gjëneza
Në Shqipëri.

Sa ligjërime krijuam dhe sa vepra
Neper shekuj gdhendur e verteta
Me gjak shkruam ne historin.
Po ku ka (nuk ka) si vëndi im

[REF.:]
Jemi bijt e Skënderbeut
Për ne shkruan historia
Mbi re sot të shkoj jehona
Është e jona Shqipëria
Jemi një gjak e një kultur
Jemi një komb e një flamur
Një traditë që nderon breza
Në Shqipëri fillon gjëneza
Në Shqipëri.

VIDEOKLIPE

Komente 0