TEKSTESHQIP
Klodiana Vata - Jetë
Klodiana Vata
Jetë

Muzikën e këngës e kompozoi Stivi Ushe, Marsel Gunga & Mars Music, tekstin e shkroi Stivi Ushe, ndërsa producentë të këngës rezultojnë të jenë Mars Music. Krijimi muzikor i radhës është paraqitur tashmë i plotësuar edhe me një videoklip muzikor, video produksionin e të cilit e përgatitën Stephan Ordonez & John Perez. Videoklipi u publikua me datë 16 Tetor 2024.
Teksti :: Song Lyrics
Çaste, momente, kujtime
S'di ku janë tani
Thellë gërmova, nuk gjeta
dhimbjet e tua mos i fshih

Zbrazu
forcën a e gjen dot?
Hapu
Jam ajo që te do.

Me sa frymë të kem në kraharor
Do t'them s'je vetëm

REF.:
Të kam jetë
Pa ty nuk muj
Se të du
Me ty unë vuj
Shumë, shumë, shumë
shumë për mu je.
Shumë, shumë, shumë
shumë për mu je.

Lotët e mi u tretën,
Gjaku im je ti
A sa shumë kërkova
Dhimbjet e tua me i fshi

Nuk të rri dot larg
Kthehu si më parë
Ti jo nuk ke faj
Shpresa tu ka vra

Zemra ime qaj
Para meje qaj
Njëri-tjetrin kemi
Njëri-tjetrin mbajmë

REF. 2x:
Të kam jetë
Pa ty nuk muj
Se të du
Me ty unë vuj
Shumë, shumë, shumë
shumë për mu je.
Shumë, shumë, shumë
shumë për mu je.

VIDEOKLIPE

Komente 0