>
BIOSHQIP

Kozma Dushi: Do Ta Mbyll Karrierën Me 35 Festivale

19-03-2012
Pa frike do ta cilesoja si zerin gjigant dhe triumfues te muzikes se lehte shqiptare qe ka jetuar midis dy koherave. Me butesine qe e karakterizon, me zerin e rralle dhe kenget e kenduara nder vite, qe na vijne ndermend si melodi te paharruara nisim intervisten. Me nje karriere 40-vjecare ne skene, Kozma Dushi, rrefen per ?gKoha Jone?h kalvarin e gjate te kenges se lehte shqiptare, pasionet, bashkepunimin me artistet gjigant te muzikes shqiptare si dhe dashurin per familjen. Kengetari Kozma Dushi, edhe pse sot eshte plot 58 vjec, vazhdon te kendoje me te njejtin pasion qe kishte ne rini por, me nje ndryshim te vetem se i ka vene kusht vetes per te bere edhe dy festivale. ?gKam kenduar ne 33 festivale, jam 58-vjec dhe e them me bindje se do te realizoj dhe dy festivale dhe do ta mbyll karrieren time me 35 vjet. Nuk ka asnje kengetar ne Shqiperi te kete realizuar 35 festivale gjate karrieres se tij pavaresisht cmimeve. Une e kam pasur enderr muziken dhe shtepia ime e dyte ka qene Radio Televizioni Shqiptar?h-pohon me bindje Kozma Dushi. I lindur ne qytetin e ?gNjemije dritareve?h ka filluar te aktivizohet qe ne moshe te vogel. Me vone ai punon per Estraden profesioniste te Beratit. Mbasi mbaroi shkollen e mesme per zooteknik-veterinari ai arrin te fitoje te drejten e studimit prane Institutit te Larte te Arteve ne Tirane dhe e mbaron ate ne vitin 1984. Ne vitin 1985 punesohet ne Ansamblin e Shtetit. Kozma Dushi, ka marre pjese per here te pare ne Festivalin e 15 te kenges ne RTSH dhe vazhdon aktivitetin e tij si kengetar akoma sot. Njihet ne te gjithe Shqiperine dhe kudo ne bote qe ka shqiptare, megjithese nuk ka bere asnje album dhe asnje reklame te vetvetes pervec zerit qe shpalos ne cdo kenge. Megjithese ka marre pjese ne shume koncerte dhe ben pjese ne kengetaret me te mire dhe te njohur te muzikes se lehte shqiptare ai s?fka marre kurre cmimin e pare ne asnje festival, ndoshta sepse kenget e tij nuk kishin pritshmerine e duhur per kohen. Pershendetje! Zeri juaj brilant ka kumbuar perreth 40 vjet ne skene. Si i kujtoni sot momentet e para te karrieres tuaj? Nuk jam shkeputur asnje dite nga skena. Karriera ime artistike ka filluar si cdo artist, por pjesa me e madhe mendoj une e kane shfaqur talentin e tyre per muzike qe ne femijeri. Ashtu sic e kam theksuar edhe here te tjera vij nga nje qytet shume i bukur me tradita te shkelqyera qofte nga kultura, qofte nga dasmat, qofte nga sjellja, edukata edhe nje nga qytete me te vjetra qe i rreshtohet Shqiperise eshte edhe Berati. Berati eshte nje qytet muze i bukur, ku aty u linda dhe u rrita ne ato rrugicat e Magalemit, aty mesova te kendoj, aty kam pasur femijerine me te vecante. Berati eshte qyteti qe lulezon nga trendafilat dhe notat muzikore. Kendova gjithe jeten time ne ate qytet ku cdo gure mban nje note te cmuar muzike dhe me pas erdha ne Tirane ne Konservator. Mbarova shkollen e mesme ?gKristo Isak?h ne qytetin e Beratit per zooteknike. Po pas ardhjes ne Tirane, si rrodhen gjerat nga Konservatori tek Instituti i Larte i Arteve? Pas ardhjes ne Tirane, nisa Konservatorin nen udheheqjen e pedagogut tim te mrekullueshem qe nuk mund ta le pa permendur i cili me dha profesionin, me dha tekniken, menyren e te kenduarit Prof. Thanasin. Sot, ai jeton ne Amerike, por per mua dhe per te gjithe brezat qe kane pasur mundesin te punojne me te, do te ngelet nje profesor i nderuar. Por, shtytesi kryesor qe une te ndiqja Konservatorin ka qene vellai im Dhimitri. Insistimi i tij, beri qe une te behesh nje kengetar i shkolluar deri ne detaj. Zerin ta jep perendia, por ai ka nevoje te edukohet, te fitosh teknike, menyre e te kenduarit, duhet te dish si ta interpretosh kengen e shume element te tjere qe te afirmojne si kengetar. Cfare eshte muzika e lehte per ju? Muzika e lehte per mua ka qene dhe do te mbetet deri sa te mbyll syte. Jo se nuk e dua muziken popullore, por njeriu ka dhe nje bese me veten. Kete emer qe mbaje, qe kam kenduar gjithe jeten per popullin tim, per vendim tim, per brezin tim, ka qene kenga e muzikes se lehte shqiptare. Ajo, me ka dhene emer dhe asaj do ti qendroj besnike deri sa te mbyll syte. Nje kengetar qe eshte diplomuar per zooteknike. Keni mundur ta ushtroni ndonje here zanatin qe moret per kater vite me radhe ne Berat? Kur jam diplomuar kam qene disa here ne disa fshatra te Beratit bashke me miqte e mi veteriner. Une, shpesh shkoja neper Starove, Lapradha, mirepo kembengulja e vellait qe une te behesha nje kengetar dhe argumentet qe me jepte ai me bene te ndryshoja profesion. Ne fakt, ne jete jam njeri romantik dhe me pelqen shume natyra, por esenca eshte qe fshati me ka pelqyer gjithmone, ai eshte i bukur dhe shpesh here me merr malli per pak arome natyre. Duke ditur qe i perket atij brezi qe realizuan ?eajken?f e muzikes se lehte shqiptare. si i kujtoni bashkepunimet me kompozitoret e skenes shqiptare? Rruga ime e kenges neper festivale ka qene shume e gjate. Bashkepunimi me kompozitoret e mije te shenjte ka qene i arrire si; Valentin Veizi nga Berati, nje kompozitor i talentuar, Alfons Ballici ne rinin time, Flamur Shehu, Agim Krajaka me kenget e tij te vecanta, Kujtim Laro, e shume kenge te bukura te Agim Prodanit, kam kenduar edhe nje kende te vecante qe dhe sot me ka ngelur nje mendje te kompozitorit nga Saranda, Thoma Gjonit. Kompozitoret e vendit tone dhe kenget e atyre viteve kane qene pune te bukura pasi kompozitoret mbeshteteshin ne tabanin popullor. Keto kenge qe jane shkruar nga emra te medhenj te muzikes shqiptare nuk kane per te vdekur kurre, sado qe sot kompozohet pafund. Kenget e viteve ?f60, ?f70, ?f80 nuk vijne me, ato jane ajka e muzikes se lehte shqiptare. Cfare do te thote per ju te jesh nje artist dhe te gjithe te adhurojne per zerin qe ke? Kengetarja e madhe greke Marinela thote: ?gTe krijosh pak emer duhet pune, por ta mbash ate duhet akoma me shume pune?h. Mund te kendosh dy kenge dhe ta lesh, vjen si vetetima dhe iken si rrufeja por, ai qe punon dhe jep kontributin e tij e dallon koha dhe jo cmimet qe rremben. Si e kujtoni daljen tuaj te pare ne Festivalin e RTSH-es? Ne ato vite une kam qene ushtar dhe kendoja ne Fier. Shef muzike ne ate kohe ka qene Nikollaq Bulo, ku kenga ime e pare ka qene ?gPershendetje nga furnalta?h, me tekst te Zao Pucit, me orkestrim te Fredinand Dedes, ne vitin 1975. Kjo kenge fliste per klasen punetore dhe i kushtohesh metalurgjikut qe sapo ishte hapur ne vendin tone. Ishte fat per mua te kendoja ne ate skene qe e kisha enderruar per vite te tere ne femijerine dhe adoleshencen time me emra si; Ferdinand Deda, Eno Koco dhe perkrah ikones Vace Zela. Gjate atyre viteve neper festivale mesova shume nga Vace Zela, Tonin Tershana, kengetar qe nuk i vijne me Shqiperise. Emocionet e mia ishin shume te medha ne ate festival. Por, nje pershendetje e forte shkon per kengetaret e medhenj te atyre viteve, Vace Zela, Ema Qazimi, Liljana Kondakci, Lindita Sota (Thodhori), Tonin Tershana, Alida Hisku, kengetare me eksperience ne skene dhe qe interpretonin shume bukur. Pas dy tre vitesh erdhen kengetaret e mirenjohur Irma Libohova, Parashqevi Simaku, Irma Libohova, Gezim Cela, etj. Jam shume i lumtur qe une me shpirtin dhe zerin tim nuk iu jam ndare festivaleve dhe kam kenduar kenge pa fund te kompozitoreve te ndryshem. Cfare ndodhi pas viteve ?f90? Pas bashkepunimeve dhe sukseseve qe arrita nga 75?Πne 90?Πnisa te angazhohesha perseri me festivale. Pas viteve 90?Πune nisa te kendoja muziken e mikut tim Luan Zhegut. Por, ajo qe dua te theksoj eshte se i perkulem me respekt mikut tim Luan Zhegut i cili shkroi pas viteve ?f90 muzike per mua. Kengetar dhe kantautor si Luan Zhegu eshte shume veshtire ti vije vendit tone. Nje jete me te neper festivale dhe me pas ne Estraden e Shtetit, me nje orkester te mrekullueshem, me aktor te vecante si Skender Sallaku, Vasillaq Vanxheli, Xhemal Myftiun e shume emra te tjere. Pas prishjesh se Estrades u shua cdo gje. Ne cdo qytet ka nje Estrade vetem ne Tirane mungon. Me kujtohet si tani, kur Ema Qazimi, Luan Zhegu dhe une kendonim ne Estraden e Tiranes nuk kishte bileta nga e marta ne te dielen. Me vjen keq qe sot Tirana nuk ka nje Variete, pasi zera dhe artiste te tille rralle do ti vijne kombit shqiptar. Sot, tregu i muzikes shqiptare eshte zene nga sindroma ?gte kenduarit?h. Ju si e shikoni kete fenomen, duke ditur qe muzika komerciale ka mbushur tregun? Kjo kohe keshtu erdhi dhe s?fke c?fben. Mendoj se eshte nje testim qe te dallon nga shume ?ekengetar?f qe kane pushtuar tregun. Nuk mund te dalesh ti sot dhe te thuash se une jam kengetar pasi e kam pasion. Nuk mund te kendohet ne festival se te pelqen ty te behesh nje kengetar, muzika dhe kenga kane rregulla. Do te punosh me njerez profesionist qe jane adap per kete pune dhe pastaj te dalesh ne perfundim nese ti ke vesh apo jo per muzike. Testimi kryesor eshte ai i paraqitjes dalvivo, ky kendim te teston nese ti je ne rregull me vokalin. Tani ka predispozite qe te humbe melodia ne kenge, tani behen albume, koncerte e te gjitha jane komerciale qe sherbejne si mjet fitimi. Edicioni i 50-te i Festivalit te RTSH-se nga kritika u vleresua per paraqitjen e tij live. Ju si e gjykoni kete fakt? Pas ardhjes se demokracise ne Festivalin e RTSH-se filluan te kendonin me superpozim. Pas daljes se studiove festivali nuk u be dalvivo por, ky edicion qe kaloi ishte i gjithi dalvivo, ishte nje pune e shkelqyer shume e mire e drejtuesve te Festivalit qe nga Drejtori dhe udheheqesi artistik Shpetim Saraci, koleget e tij Edmond Zhulali dhe Alfred Kacinari. Edicioni i 50-te ishte nje festival dinjitoz me orkestracione te gjalla, ku u luajt dalvivo dhe kengetare kenduan live. Mendoj se keshtu do te vazhdoje pasi kjo eshte dhe bukuria e muzikes. Nje bashkeshorte ekonomiste dhe nje djale juriste kryesohen nga babai kengetar, pa lene pas Anen, vajzen tuaj te vogel?c? Une kam nje familje shume te mire, kam nusen, ekonomiste dhe dy femijet, djale e vajze. Nusja ime quhet Suzana me profesion ekonomiste, kurse djalin ma quajne Mario dhe mbaron sivjet juridikun, ndersa vajza Ana eshte ne klasen e 9-te. Te dy femijet i dua shume dhe jane te mrekullueshem, por Anen e dua pak me shume. Ajo eshte nje femije studioze pasi nga klasa e pare deri ne te 9-en ajo doli me fleta lavderimi. Dhurata me e madhe eshte kur Ana vjen ne shtepi dhe me thote qe eshte vleresuar me 10-ta ne te gjitha lendet. Te dy femijet kane vesh, por nuk kane ze edhe pse e duan shume muziken. Jam i lumtur qe zoti me ka falur familjen me te lumtur dhe te bukur ne bote. Mendoni te realizoni ndonje album me permbledhje nga vitet? Shume artiste thone qe po angazhohen me albume, por une mendoj se koha e albumeve ka ikur. Jo se ka ikur, ato gjithmone kane vlere por puna eshte se sot, eshte shume veshtire te gjesh mbeshtetje per te realizuar nje album me kenge nder vite. Keto qe kane ngritur studio ta masin koken me spango, cdo gje ne tregun muzikor, flitet me euro dhe per ne eshte shume e veshtire. Sot, per mua eshte me mire te besh nje kenge ku ta shoqerosh me nje videoklip sesa te besh nje album qe duhet shume pune per te realizuar nje deshire ne pritje. Sot, kengetaret profesionist, kengetaret e vertete qe prekin skenen, ata jane hije. Kengetaret qe sot kendojne bukur, jane hije pasi nuk kane mundesi financiare te bejne nje kenge te bukur me nje videoklip qe ta dalin, pasi publiku ka mall per to. Keni ndonje projekt qe do t?fiu ngjis serish ne Festivalin e 51-te te RTSH-se? Kam kenduar ne 33 festivale, jam 58-vjec dhe e them me bindje se do te realizoj dhe dy festivale dhe do ta mbyll karrieren time me 35 vjet. Nuk ka kengetar te kesaj toke qe ti kete kapur 35 festivale. Nuk ka asnje kengetar ne Shqiperi te kete realizuar 35 festivale gjate karrieres se tij pavaresisht cmimeve. Une e kam pasur enderr muziken dhe shtepia ime e dyte ka qene Radio Televizioni Shqiptar.
(vipat.info)

Kozma Dushi: Do Ta Mbyll Karrierën Me 35 Festivale