Kozma Dushi
Nuk Iu Zemërova Pranverës
Nuk Iu Zemërova Pranverës
Këngën e kompozoi Luan Zhegu, teksti mbart firmë nga Irma Kurti, ndërsa arranzhimi vjen e realizuar nga Alqi Kareco.
Teksti :: Song Lyrics
U largove si një ëndërr,
doja të të shihja prapë.
Të thirra, gjethet u drodhën,
e dinin: ti ishe larg.
Ti s'më dëgjove jo kur unë
me mall në zemër ty të thirra,
veç një emër pëshpërisnin
ndjenjat e mia.
Nuk iu zemërova jo pranverës
për rrugët plot me gjallëri,
nuk e qortova dot jo
edhe pse s'të gjeta ty.
Ref: E dua stinën e pranverës
ashtu siç është me zëra plot.
Shëtis, shëtis në udhët e saj,
"Ku je?" një mall me zemrën lot.
doja të të shihja prapë.
Të thirra, gjethet u drodhën,
e dinin: ti ishe larg.
Ti s'më dëgjove jo kur unë
me mall në zemër ty të thirra,
veç një emër pëshpërisnin
ndjenjat e mia.
Nuk iu zemërova jo pranverës
për rrugët plot me gjallëri,
nuk e qortova dot jo
edhe pse s'të gjeta ty.
Ref: E dua stinën e pranverës
ashtu siç është me zëra plot.
Shëtis, shëtis në udhët e saj,
"Ku je?" një mall me zemrën lot.
- Publikimi: 02/04/1990
- Ora: 21:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
Komente 0