TEKSTESHQIP
Kozma Dushi
Rrjedh Ne Kenge E Ligjerime

Kompozitor është Feim Ibrahimi, ndërsa teksti u përgatit nga Gjokë Beci.
Teksti :: Song Lyrics
Eh i fortë po shndrit ai diell
dhe burimi këngës lugjeve
i përcjell.

Eh i fortë po ngroh ky diell
edhe trimat nëpër mend mi sjell,
mi përkëdhel.

Nga ky diell i kohës sime
shndrisin shekujt në agime
dhe naganti i shqiptarit zjarr
flakëron!

Po ku ka si ti, o Shqipëria ime,
O fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur!

(x2)

E i fortë po bien ai terr
dhe lahuta tingujt mi çon larg,
m'i përcjell.

E i forte po bjen ai terr,
partizanët nëpër mend mi sjell,
po m'i sjell.

Nga ky zë i tokës sime
flasin shekujt me gjëmime,
edhe krisma e shqiptarit rrjedh
brez më brez.

Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime,
Oh fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur!
(x2)
Komente 0