TEKSTESHQIP
Kozma Dushi - Besoj Te Dashuria
Kozma Dushi
Besoj Te Dashuria

Kompozitor është Luan Zhegu, për tekstin punoi Arben Duka, ndërsa arranzhimin e realizoi Petrit Terkuci.

Teksti :: Song Lyrics

Ndonjëherë dhe kam dyshuar
nëse bota rrotullohet
Ndonjëherë dhe kam besuar
se dhe malet do rrëzohen

Kam dyshuar dhe për zjarrin
nëse është vërtetë i ngrohtë
Dhe për akullin e ngrirë
nëse është vërtetë i ftohtë

Veç një gjë unë kam besuar
dhe s'kam pasur kurrë dyshime
Asnjëherë nuk kam dyshuar
veç tek dashuria ime

Kam dyshuar, s'kam besuar
ndonjëherë tek çdo njeri
Për një gjë jam i sigurtë
ajo quhet dashuri...
Komente 0