TEKSTESHQIP
Kozma Dushi - Hëna Dhe Djali
Kozma Dushi
Hëna Dhe Djali

Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori Andrea Gudha, ndërsa autor i tekstit rezulton të jetë Arben Duka.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Hëna ecën nëpër qiell,
Ecën lozonjarja.
Dhe ca rreze të argjenta,
Më hedh te dritarja.
Ndrin bardhoshja kësaj nate
Si një lule bore.
Më afrohet si një çupëz
Që ta prek me dorë.
Ref. Më afrohet, më largohet.
Nis e loz me të.
I puth ëmbël kaçurrelat,
Gjumi nuk më zë.
Tani që puthem me hënën,
Ëndërroj për ty.
Mëndafshi i hollë i gjumit
Lehtë të shket mbi sy.
Pa kuptuar vjen agimi,
Me zërat zogjve.
I them hënës ik e zgjoje.
Bëhuni dy shoqe

Kontribuan:
Andrea GUDHA
Komente 0