TEKSTESHQIP
Kozma Dushi - Pëllumbi
Kozma Dushi
Pëllumbi

Muzikën e këngës e kompozoi Valentin Veizi, ndërsa tekstin e mori përsipër Arben Duka.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Dikur jetuam në një pallat
Kjo moshë e njomë deri në rini
Ti në lagje tjetër shkove
Në pallat të ri.

Tek një kafaz përmbi dritare
Nga një pëllumb mbanim të dy
Ata gjithe ditën loznin tok
Si lozja edhe unë me ty

Në dorë e mora një ditë unë zogun
Ballin e bardhë për ti lëmuar
Tani që më se kishte shokun
Rrinte i heshtur, i menduar

Por ja një ditë pëllumbi yt
Tek neve erdhi krejt papritur
Sikur i thoshte zogu im
Sa shumë unë të kam pritur

Me vete rri edhe mendoj
Pëllumbat pranë më këndojnë
Sa janë zogj që për çudi
Pa njëri-tjetrin s’mund të rrojnë, të rrojnë

Ma mbushe zemrën plot me këngë
Pëllumb i bukur që më erdhe
Eja pra eja si zogu të ngrejmë çerdhen

Më vijnë kujtimet o valë-valë
Për ty mendoj e s’më zë gjumi
Eja, eja edhe ti
Si pëllumbesha tek pëllumbi

Kontribuan:
Komente 0