TEKSTESHQIP

Kujtim Prodani
Pa Ju Jam Asgje
Lyrics

Jam i lumtur që ju kam
miq të mi, të vërtetë!
Erdhi koha që të themi:
Dikur dimrin bënim verë!

Kur ne dimrin bënim verë,
moshë e bukur, mosha jonë !
Bashkë me ju, unë o miq,
ndaja qejfet e rinisë.

Por veç vitet shpejt kaluan
kohën prapa s’e kthejmë më.
Veç një gjë unë kam kuptuar,
se pa ju unë jam asgjë!

Miq të mi, miq të dashur,
bashkë të ngremë një dolli.
Ju jap zemrën e ju paça!
Rroftë e bukura miqësi!