TEKSTESHQIP
Etno Wave - Rrjedh Në Këngë E Ligjërime
Etno Wave
Rrjedh Në Këngë E Ligjërime

Muzikën e këngës e kompozoi Feim Ibrahimi, ndërsa autor i fjalëve të tekstit rezulton të jetë Gjokë Beci.
 Ky projekt është një hommazh i sinqertë për një nga zërat më të mëdhenj të muzikës shqiptare - Vaçe Zelën. Kjo këngë, e njohur dhe e dashur prej brezave, vjen sot në një version të ri Etno Wave / Lazy Studio, me një prodhim modern, të pastër dhe plot emocion në një kombinim midis traditës dhe "sound"-it të ri. 28 Nëntori është dita e krenarisë sonë, dita kur flaka shqiptare ndriçon më fort. Dhe kjo këngë është vetë shpirti i kombit - një këngë që "rrjedh" brez pas brezi.

Teksti :: Song Lyrics

E i fortë po shndrit ai diell
dhe burimi këngës lugjeve
i përcjell.
E i fortë po ngroh ky diell
edhe trimat nëpër mend mi sjell,
mi përkëdhel.

Nga ky diell i kohës sime
shndrisin shekujt në agime
dhe naganti i shqiptarit zjarr
flakëron!
Ref:
Po ku ka si ti, o Shqipëria ime,
o fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur!
(x2)

E i fortë po bien ai terr,
dhe lahuta tingujt mi çon larg,
i përcjell.
E i fortfë po bien ai terr,
partizanët nëpër mend mi sjell,
po mi sjell.

Nga ky zë i tokës sime
flasin shekujt me gjëmime,
edhe krisma e shqiptarit rrjedh
brez më brez.
Ref:
O ku ka si ti, o Shqipëria ime,
o fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur!
(x2)
Komente 0