Ledina Çelo
Babi Do Na Sjellë Lirinë
Babi Do Na Sjellë Lirinë
Kompozimi dhe orkestrimi është realizuar nga Edmond Zhulali, teksa për këtë këngë ka punuar tekstin Agim Doçi.
Teksti :: Song Lyrics
Pse m’i dogjën lodrat, pse ma prishën nurin
Për ushqim kam krismat, për jastëk kam gurin
A do ta shoh babin, a mos e kanë vrarë?
Mami nuk përgjigjet, ditë e natë tuj qarë.
-Çfarë të them e mjera, kë të pyes vallë?
Lajme sjell veç era që fryn si e marrë
Pyes zogjtë e malit dhe prapë të mërzitur
Mbi djepin e djalit vdekja duke pritur..
-Le të fryjë murlani, do të bjerë shi
Babi do na kthehet, do na sjellë liri
-Babi po të vritet, më la amanet
Vllau sa të rritet ka pushkën e vet
A më ban pak dritë ti moj hanë e malit
sa t’i shkruaj letër që nga bjeshka babit
-Çfarë të them e mjera, kë të pyes vallë?
Lajme sjell veç era që fryn si e marrë
Pyes zogjtë e malit dhe prapë të mërzitur
Mbi djepin e djalit vdekja duke pritur
Le të fryjë murlani, do të bjerë shi
Babi do na kthehet, do na sjellë liri.

DËRGOI:
- Publikimi: 23/12/1999
- Ora: 12:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
Komente 0