TEKSTESHQIP
Ledina Çelo & Kastriot Tusha - Liri
Ledina Çelo & Kastriot Tusha
Liri

Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori Luan Zhegu, për tekstin u kujdes Gjokë Beci, ndërsa okestracionin e punoi Miron Kotani.

Teksti :: Song Lyrics

Liri
me fjalën e praruar, me shpirtin e mohuar
jetuam vite shumë, i dashur ti dhe une
si hije brenda vetes i morëm udhët e jetës
dhe thirrëm unë dhe ti, ku je ku je liri?
agimit s'i vjen mbrëmja, mallit i humb zemra
kur nuk ka liri...për mua dhe për ty
i verbër është floriri, liria është si syri
kur shohim vite shumë... e dashur ti dhe unë
pse jeta na gënjeu, kush vallë për ne e ktheu...
lirinë e endërruar, në mollë të ndaluar...
në gjethen e dafinës, me prush të vetëtimës
me grushte ne trokasim...njeriut i thërrasim...
Si rri jeton o njeri... ngrije ballin gjer në yje
jeto si një zog në qiell...se jetove pa liri...
dashuri mos ngre kufij midis gjakut edhe lotit
me të gjitha gjuhët e botës, zëri yt kërkon liri
zëri i jetës...liri...ëngjëlli zemrës.. liri...
puthja e nënës...liri, liri, liri...

Kontribuan:
Jorida Zhegu
Komente 0