Biografia
Në vitin 2003 ne xhirimet e Zico Company Leonora kishte nje konflikt me kolegen e saj Adelina Ismajli. Leonora e denoncoi në polici Adelinën, dhe prokuroria vendosi që ta hedh poshtë çështjen. Konflikti fizik mes Leonorës dhe Adelinës edhe u politizua; gazeta "Epoka e Re", e afërt me PDK, vendosi që ti besonte versionit të Leonorës për atë se çka kishte ndodhur, ndërsa gazeta "Bota Sot", e afërt me LDK-n bëri vendim të kundërt, i besoi versionit të Adelina Ismajlit. Në programin "Përralla me tupan" në Radio Televizionin e Kosovës më datën 01 shkurt 2007, Leonora Jakupi deklaroi se do të mund të pajtohej me Adelina Ismajlin, vetëm nëse ajo i kërkon Leonorës falje publikisht. Disa herë në intervista është ankuar se Ministria për Kulturën e Kosovës po bën pak për mbrojtën e të drejtave autoriale të këngëtarëve nga Kosova dhe luftimin e piraterisë. Ka marr pjesë disa herë në koncerte bamirëse, si në koncertin për grumbullimin e mjeteve financiare për lirimin e Fatmir Limaj.