TEKSTESHQIP
Biografia
Vëllëzërit Liti e Biti padyshim se janë këngëtarë që opinjoni i njeh fortë mirë më tepër se Tri dekada. Ata janë përpjekur që me artin e tyre muzikor të lënë gjurmë në krijmtarin te begatshme artistike, pra në këngën folklorike dhe atë popullore.

Vëllëzërit Liti e Biti u lindën, në fshatin Herticë, shkollën fillore dhe atë të mesme e përfunduan në Podujevë.

Me këngën filluan që nga fëmijëria, kurse në duet që nga klasa e parë fillore.

Liti e Biti dy vëllëzër, por të lidhur emotivisht janë një trup, një shpirtë i madh i këngës shqipe. Këngët e tyre janë me ideal të lartë kombëtar.

Liti e Biti kanë edituar deri me sot më tepër se 45 albume. Në këto albume janë më shumë se 300 këngë të vetë autorëve. Me vetë faktin, që shumë këngëtarë të tjerë sherbehën me këto autorsi të tyre dhe bëjnë emitimin e tyre, tregojnë, që Liti & Biti janë një thesar i madh i artit muzikor.

Çka pritet nga Liti e Biti në të ardhmën ? Albumi më i ri "Tanë Kosova UÇK’’, një video-audi-Cd-DVD me këngë të reja të zgjedhura, një album me këngë të zgjedhura popullore, hite të reja.

Liti e Biti për adhuruesit e tyre: Ne ju duam shumë kudo që jeni, kudo që na dëgjoni, shumë respekt për adhuruesit tanë. Ju premtojmë se kurrë nuk do ju zhgënjejmë, gjithëherë do këndojmë sipas shijes tuaj. Adhuruest tanë me plotë ngrohtësi ju përshendesin Liti e Biti, dhe krenohen me adhuruesit e tyre dhe, edhe juve krenohuni me Litin e Bitin.