TEKSTESHQIP
Liliana Kondakçi & Alida Hisku
Qyteza E Re


TEKSTI :: SONG LYRICS

Çeli ditë e re
Ti mes shoqesh ja po vjen
Bashkë do shkojmë ne
Hekurudha na pret

Jemi të gjithë student
Gëzim të madh ka në qytet
Se do ngejmë ne
Një trase të re

Ja vrapojnë makinat rradhe më rradhë
Kënga jonë e re sot krahë ka marrë
Flladi pranveror shpalosi me dallgë
Shallin e aksionit o

Kjo pranvera jonë
Këngë të reja ne na zgjon
Djersën ta kullojmë
Së bashku në aksion (2 herë)

Ja ku erdhëm ne
Shokë të ri këtu po gjejmë
Miqësi e re
Porsi lule po çel

Kjo qytezë e bardhë
Vrullin tonë rinor do mbajë
Dhe atë do zgjojë
Këngë e punës plot gaz

Ja vrapojnë makinat rradhe më rradhë
Kënga jonë e re sot krahë ka marrë
Flladi pranveror shpalosi me dallgë
Shallin e aksionit ooo

Kjo pranvera jonë
Këngë të reja ne na zgjon
Djersën ta kullojmë
Së bashku në aksion (3 herë)

Kontribuan:
Komente 0