
Liliana Kondakçi & Ardit Gjebrea
Falem
Falem
Teksti :: Song Lyrics
Falem në gjunjtë e tu,
bota është ndryshe,
falem në gjunjtë e tu
dhe vdekja shembet
Mos u zgjo,
ah, gjunjtë e tu, atje ëndrrat mbeten
Mos i zgjo
Në gjunjtë e tu harrova veten.
Malli po më rëndon,
Si gur në zemër
Malli po më rëndon
Ditë pas dite
Mos u zgjo!
Ah gjunjtë e tu, atje dhembja mbetet.
Mos e zgjo,
Në gjunjtë e tu kuptova veten
Një ylber i humb ngjyrat
Kur nuk të shohin sytë e mi.
Dhe kjo botë e humb qiellin
Kur nuk mbështes kokën tek ti.
Nuk të prek, se mos trembesh
Edhe nisesh për diku
Nuk ka jetë, nuk ka prehje
Pa gjumin tënd, pa shpirtin tënd, pa gjunjtë e tu
bota është ndryshe,
falem në gjunjtë e tu
dhe vdekja shembet
Mos u zgjo,
ah, gjunjtë e tu, atje ëndrrat mbeten
Mos i zgjo
Në gjunjtë e tu harrova veten.
Malli po më rëndon,
Si gur në zemër
Malli po më rëndon
Ditë pas dite
Mos u zgjo!
Ah gjunjtë e tu, atje dhembja mbetet.
Mos e zgjo,
Në gjunjtë e tu kuptova veten
Një ylber i humb ngjyrat
Kur nuk të shohin sytë e mi.
Dhe kjo botë e humb qiellin
Kur nuk mbështes kokën tek ti.
Nuk të prek, se mos trembesh
Edhe nisesh për diku
Nuk ka jetë, nuk ka prehje
Pa gjumin tënd, pa shpirtin tënd, pa gjunjtë e tu
- Publikimi: 27/01/2012
- Ora: 05:33
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
Komente 0