>
BIOSHQIP

Linda Halimi Ndahet Nga Muzika?

30-01-2014
Qarkullojnë thashetheme se këngëtarja kosovare Linda Halimi është tërhqeur nga muzika, e si të mos qarkullojnë kur edhe këngëtarja vet e pohoi një gjë të tillë me një status në facebook: "Linda Halimi zyrtarisht tërhiqet nga Muzika ! -Falemnderit të gjithëve që më keni përkrahë deri këtu. Ju dua shumë" - ishte statusi që Linda kishte shkruar në rrjetin e saj social facebook.



Por Linda Halimi largohet nga muzika sepse po vjen "Lindita", i cili është pseudonimi më i ri i këngëtares që ajo ka vendosur ta ketë. Shumë fansa menduan se ajo vërtetë hoqi dorë nga muzika, kjo mund të shihet qartë edhe nga reagimet e tyre në facebook por në fakt kjo nuk është aspak e vërtetë sepse Linda shumë shpejt po pregaditet për të marrë pjesë në spektaklin The Voice of America.
(Teksteshqip.Com)

Linda Halimi Ndahet Nga Muzika?