>
BIOSHQIP

Linda Halimi Do Promovojë Klipin E Ri Në Kosovë

12-06-2014
Ndonëse ka kohë që nuk ka ardhur me ndonjë projekt të ri, këngëtarja Linda Halimi duket se tash e ka në plan të bëj diçka në këtë drejtim. Kështu të paktën ka pohuar vetë ajo në një mbishkrim që ka lënë në ‘Facebook’. “Miq të dashur... Kam kënaqësinë t'ju njoftoj se në gusht do të vijë në Kosovë për 3 jave, arsyeja e ardhjes sime do të jetë promovimi i këngëve në të cilat kemi punuar 1 vit të tërë”, ka thënë Linda ndërsa ka shtuar. “Do të vij me ekipin tim profesional të producenteve me të cilët i kemi punuar këto këngë.



Është dëshirë e imja personale që kam shprehur tek menaxhmenti që së pari këto këngë të dëgjohen në trojet shqiptare, në vendlindjen time, përpara se të vazhdoje promovimi në USA”, ishte mbishkrimi i këngëtares i cili ka vazhduar edhe me shpjegime të tjera. Sidoqoftë e rëndësishme është që Linda nuk e ka harruar publikun e vet, derisa ajo ka shprehur dëshirën që puna e saj më parë të promovohet në vendlindje.


Linda Halimi Do Promovojë Klipin E Ri Në Kosovë